Redknapp, krenar që nuk shpenzoi si City

Redknapp shtoi tensionin para përballjes me Cityn javën e ardhshme, duke theksuar se krenohet që ndërtoi skuadrën e tij pa bërë shpenzime marramendëse si skuadra nga Itihad.
“City janë këtu ku janë për shkak të Sheikh Mansourit, njësoj si Chelsea falë Roman Abramovichit. Ne nuk kemi punuar në atë mënyrë dhe kjo na bën të ndihemi krenarë. Ju nuk duhet të shpenzoni shuma të tilla parash për të gjetur futbollistë të mirë”, tha Redknapp për The Sun.
Përballja e 22 janarit do të sfidojë dy konkurrentë për titull, pasi Tottenham aktualisht ka vetëm tri pikë më pak se lideri City.
“Tottenham nuk është i treti në Premierligë sepse dikush ka hyrë në dyert e stadiumit White Hart Lane dhe ka mbuluar tavolinën time të punës me para. City mund të paguajë futbollistët nga 200 mijë funte në javë, e pabesueshme. Manchester United kërkoi Samir Nasrin, por ai i refuzoi ata për Cityn. Njerëzit që udhëheqin Tottenhamin kanë investuar mençur”, përfundoi ai.