E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare: Everton transferon Darron Gibson

Evertoni ka konfirmuar se ka nënshkruar kontratë katërvjeçare e gjysmë me mesfushorin e Manchester United, Darron Gibson.

Mesfushori 24-vjeçar irlandez i bashkohet Evertonit për një shumë të pazbuluar pasi kaloi tetë vite te Manchester United.

Gjatë kësaj kohe Gibson, i cili është produkt i akademisë së Djajve të Kuq, ka bërë vetëm 60 paraqitje, duke shënuar 10 gola. Ai po ashtu ka përfaqësuar Republikën e Irlandës në 17 raste duke shënuar një gol.

Gibson është nënshkrimi i dytë i David Moyes në afatin kalimtar të janarit, pas huazimit dymujor të Landon Donovan nga LA Galaxy. Ai do të veshë fanellën me numër 4.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›