Liqeni i kuq në Texas

Nga Express më 10 gusht 2011 në ora 19:00
Temperaturat mjaft të larta që kanë përfshirë Texasin (SHBA), kanë shkaktuar një fenomen shumë të rrallë.
Një rezervat peshqish është tharë pothuajse fare, duke provokuar jo vetëm ngordhjen e peshqve, por edhe shfaqjen e një bakteri, që jeton në ujëra të varfra me oksigjen.
Rezultati është që uji ka marrë një ngjyrë të kuqe të theksuar, pikërisht nga prezenca e këtyre baktereve, të quajtura Chromatiaceae.