E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSG cmenduri per Kaka dhe Etoo

Paris Seint Zhermen nuk ka ndërmend të kursehet për t’u përforëcuar në merkaton e verës dhe është gati të bëjë “çmenduri” për të afruar në skuadër brazilianin Kaka dhe kamerunasin Samuel Eto’o.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, francezët janë të gatshëm ti paguajnë 25 milionë euro Realit të Madridit për Kaka, i cili ndodhet prej kohësh në listën e dëshirave të trajnerit Ançeloti.

Shifra cilësohet e ulët, edhe sepse “merengues” paguan 67,2 milionë euro te Milani për fantazistin, megjithatë duke patur parasysh faktin që Kaka nuk ka shkëlqyer në “Santiago Bernabeu”, madrilenët mund të mendojnë seriozisht të rikuperojnë një pjesë të investimit.

Për të bindur lojtarin që të transferohet në Ligën e Parë franceze, PSG është e gatshme ti ofrojë Kakasë kontratë me rrogë 9 milionë euro në sezon për tre vitet e ardhshme.

Megjithatë, drejtori sportiv I parizienëve, Leonardo ka ndërmend ta teprojë dhe përveç brazilianit kërkon të afrojë në skuadër edhe sulmuesin Samuel Eto’o. Sipas “L'Equipe”, kanë nisur kontaktet e para për ta bindur kamerunasin që të largohet nga rusët e Anzhit, ku nuk do të mund të luajë në Champions League.

Eto’o duket I interesuar për propozimin dhe tashmë po prêt një ofertë konkrete. Shifrat për këtë operacion ende nuk janë specifikuar, por afrimi i 31-vjeçarit në “Parc des Princes” do të jetë një levizje shumë e kushtueshme: mjafton të kujtosh që ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit përfiton 20.5 milionë euro rrogë te Anzhi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›