Në Venerë ka jetë!
Fotografitë e planetit të dytë në radhën e largësisë nga Dielli janë marrë në vitin 1982, por u rishqyrtuan me disa teknika të reja nga Leonid Ksanfomaliti, antar i Akademisë Ruse të Shkencave dhe kërkues i Institutit Hapësinor.
Ksanfomaliti ka arritur të identifikojë një trup, i cili është shumë i ngjashëm me një akrep. Nga sekuenca e fotografive të marra dhe të zmadhuara, duket qartë se “akrepi” ka qenë në lëvizje, kur sekuenca fotografike e ka fotografuar pa pasur atë si objektiv.
Venera është planeti më i ngjashëm me Tokën në sistemin tonë diellor për sa i përket madhësisë. Diametri i Venerës në ekuator është prej 12 201 kilometrash, ndërsa ai i Tokës vetëm shtatë kilometra më shumë.
Megjithatë, struktura e tij është tërësisht e ndryshme.
Venera është planeti më i nxehtë në sistem, falë atmosferës së përbërë në 97 për qind të saj nga dyoksidi i karbonit, një gaz që krijon një efekt serë jashtëzakonisht të fortë.