E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSG shfaqi karakter

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Carlo Ancelotti thotë se është i kënaqur me mënyrën se si ekipi i tij e mposhti Porton 2:1, për t’u kualifikuar si lider në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.

Trajneri italian shton se parisienët shfaqën karakter dhe fituan me meritë falë golave të Thiago Silvas dhe Ezequiel Lavezzit.

“Ndaj Portos, ekip ky mjaft i fortë, kishte gjithçka që dëshiroja ta shihja nga lojtarët e mi. Ata shfaqën karakter dhe kurajo, por as cilësia nuk mungon. Është e vështirë ta ndërtosh ekipin aq shpejt, por unë kam besim se mund të shkojmë larg në Evropë”, deklaroi Ancelotti pas ndeshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›