PSG shpenzoi 177,5 milionë në Itali

Tregu i Paris Saint Germainit është përqendruar në Itali.
Gjigantit francez në dy sezonet e fundit ka marrë lojtarë cilësorë kryesisht nga Italia.
Sezonin e kaluar, ekipi i blerë nga sheikët arabë kishte transferuar portierin Sirigu nga Palermo, sulmuesin Menez nga Roma, mesfushorin Sissoko nga Juventusi, mesfushorin ofanziv të Palermos, Pastore dhe mesfushorin e Interit, Thiago Motta.
Ndërkaq, këtë verë ekipi nga kryeqyteti francez mori sulmuesin Ibrahimovic dhe mbrojtësin Thiago Silva nga Milani, për të vazhduar me sulmuesin e Napolit, Lavezzi dhe mesfushorin e Pescaras, Verratti.
Nëse e bëjmë një llogari, i bie se PSG ka shpenzuar 177,5 milionë euro në Itali.