BE, plan per ikjen nga varshmeria e gazit rus
Rritja e paqendrueshmerise politike dhe ekonomike ne bote e ka detyruar Bashkimin Evropian te hartoje plane qe trajtojne pikat e dobeta te Unionit. Me kryesorja nder to eshte rritja e varshmerise per furnizim me energji nga jashte kufijve te vet. BE-ja ka pergatitur nje propozim te ri qe synon te ktheje pas tendencat aktuale te furnizimit te tregut me energji. "Duhet ta thyejme kete rreth te mbyllur te rritjes se konsumit te energjise dhe rritjes se importeve", tha Zhoze Manuel Barozo, kreu i Komisionit Evropian duke folur per planin. Ai theksoi se aktualisht BE-ja importon 55% te naftes dhe gazit qe perdor, por qe kjo sasi importi do arrije ne nivelet e 70% ne vitin 2020. Nder masat kryesore te propozuara nga Komisioni Evropian jane larmishmeria e burimeve energjetike, permiresimi i infrastruktures transportuese mes vendeve anetare, si dhe me shume solidaritet me njeri-tjetrin ne kohe krizash. Nese masat e mesiperme do te zbatohen ne praktike, niveli i importit te naftes dhe gazit per BE-ne do mbetet ne nivelet aktuale, tha Andris Piebalgs, eurokomisionari per energjine. "Varesia evropiane nga importi, nese paketa do te miratohet dhe zbatohet, nuk do te pesoje rritje", tha Piebalgs.