E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS,Kodheli: Meta foli me gjuhën e Berishës

Socialistet në Lushnjë-tha zëdhënësja e kryesisë, Mimi Kodheli, miratuan buxhetin e qytetarëve dhe sipas saj dje Meta foli me gjuhën e Berishës. Kodheli theksoi se votimi pro për Buxhetin e Lushnjës, ishte votimi për buxhetin e qytetarëve. 

TIRANE- Partia Socialiste i cilësoi spekullative deklaratat dhe lajmet se PS dhe LSI kanë bashkuar votat në Lushnje për miratimin e buxhetit të bashkisë së këtij qyteti. Socialistet në Lushnjë-tha zëdhënësja e kryesisë, Mimi Kodheli, miratuan buxhetin e qytetarëve dhe sipas saj dje Meta foli me gjuhën e Berishës. Kodheli u shpreh qartë se votimi pro për Buxhetin e Lushnjës nuk ishte gjë tjetër vecse votimi për buxhetin e qytetarëve dhe respektimi i kontratëë së koalicionit të zgjedhjeve të 18 shkurtit me qytetarët lushnjarë. Ndërkohë ajo cilësoi si fyerje dhe shpifje të gjitha deklaratat e kreut të LSI-së për Bashkinë e Tiranës. “Me gjuhën e vjetër të Berishës, Meta dhe Kryemadhi fyen dhe shpifën në mënyrë shembullore Bashkinë e Tiranës dhe kryetarin e saj”-tha Kodheli në një konferencë për gazetarët. Ndër të tjera , zëdhënësja e PS theksoi se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi rrëzuan buxhetin e Bashkisë së Tiranës duke vënë interesin e “oborrit të tyre të vogël” mbi interesat dhe vullnetin e qytetarëve. (e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›