E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH,Bojaxhi: Menaxhim, logo dhe imazh të ri

Një menaxhim më gjenerues të energjisë elektrike përvec një logoje të re për imazhin e KESH-it. Kështu ka deklaruar drejtori i përgjithshem i KESH, Gjergj Bojaxhi, pas inspektimit në Vaun e Dejës. 

SHKODER- Tashmë KESH, përvec një logoje të re, do të ketë edhe një menaxhim më gjenerues të energjisë elektrike si dhe sigurim të sasive të nevojshme të saj nëpërmjet import-eksportit. Drejtori i Përgjithshem i KESH-it, Gjergji Bojaxhi, ka prezantuar sot përms një konference për shtyp, imazhin e ri të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare. Bojaxhi, u shpreh se KESH për vitin 2009 do eksportojë me shumë energji elektrike se sa do importojë, si rezultat i mirëmenaxhimit të kaskadës dhe pajisjeve ka arritur gadishmërinë e sistemit për eksportin e energjisë.
Sipas Bojaxhi, menaxhimi i kaskadave për 2009-tën dhe llogaritja e prurjeve në Hidrocentralin mbi kaskadën e Lumit Drin, do jenë më efikase. Drejtori i Përgjithshëm i KESH-it, bëri të ditur se aktualisht në Fierzë, ka mbi 1 milion e 200 mijë kilovat energji të prodhuar.
HEC-I i Vaut të Dejës, është kaskada e fundit mbi lumin Drin, ku prurjet vetëm ditët e fundit nga reshjet e shiut janë fare pranë maksimales, ndërsa puna e turbinave është me kapacitet të plotë në prodhimin e energjisë elektrike.
(e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›