Lezhë, kërkohet 10- vjeçari i humbur prej dy ditësh
>Humbja para dy ditësh e 10-vjeçarit nga fshati Dardhas i komunës Fanë, ka vënë në lëvizje policinë e Lezhës, e cila ka filluar kërkimin për gjetjen e tij. Sipas deklaratës së zëdhënëses së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë, Elona Nika mësohet se 10-vjeçari Elson Lleshi, i lindur më 4 shtator 1999, ka humbur kontaktet me pjesëtarët e familjes së tij paraditen e 28 janarit.
Mësohet ndër të tjera se Drejtoria e Policisë së Qarkut, Lezhë u ka bërë thirrje të gjithë banorëve të qarkut dhe jashtë tij, të njoftojnë pranë kësaj drejtorie ose edhe pranë Komisariatit të Miriditës për çdo informacion, që do të ndihmonte për gjetjen e fëmijës 10-vjeçar. Për të bërë sa më të lehtë gjetjen e fëmijës, nga ana e policisë është bërë e mundur shpërndarja e të dhënave të 10-vjeçarit Elson Lleshi, i cili është i gjatë rreth 1 m, i shëndoshë, me flokë dhe sy gështenjë dhe mban veshur pantallona dhe triko ngjyrë blu.