Banorët e Bilishtit ankohen për plehrat e Greqisë
>Prej 6 muajsh në qytetin e Bilishtit ka filluar punën një aktivitet ilegal, ai i riciklimit të mbetjeve të plastmasit.i licencuar nga Ministria e Mjedisit për të zhvilluar këtë aktivitet në rrugën nacionale Bilisht-Korçë, por në pamundësi për të marrë lejen e ndërtimit, investitori ka zgjedhur rrugën më të shkurtër dhe aspak ligjore, atë të transferimit të aktivitetit në ish SMT-në e cila ndodhet në mes të qytetit të Bilishtit.
Pas shtirjes fillestare se askush nuk dinte gjë për këtë aktivitet, më vonë u sqarua dhe pranua nga autoritetet se mbetjet helmuese të plastmasit, fillimisht të importuara nga Greqia, do të ricikloheshin në një kohë rekord, dhe u pretendua tek banorët tepër të shqetësuar, se do të magazinoheshin për një kohë shumë të shkurtër në këto ambiente deri në ngritjen e kapanonit përfundimtar në vendin e paracaktuar. Fatkeqësisht ky aktivitet kriminal vazhdon dhe sot pas kaq muajsh me kapacitet të plotë, ditën dhe natën, duke sjellë furnizime të tjera, të cilat nuk dihet se nga vijnë, duke krijuar një situatë tepër alarmante për të gjithë banorët e qytetit. Nuk bëhet fjalë vetëm për aromën dhe zhurmën të papërballueshme, por për rrezikun real helmues që ka ky aktivitet. Jemi realisht shumë të shqetësuar dhe të pafuqishëm, pasi këtë problem e kemi ngritur me dhjetëra herë në median e shkruar dhe vizive, në organet e pushtetit vendor në bashki dhe në qark, tek deputeti i zonës, tek ministri i Financave, tek kryeministri dhe për habinë tonë "dashamirësia" ndaj investitorit tek këta zyrtarë qenka shumë më e madhe se sa detyrimi për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së banorëve. Jemi të detyruar të ndjekim të gjitha mënyrat dhe rrugët për zgjidhjen e këtij problemi shumë të turpshëm për qytetin tonë. Në emër të një grupi qytetarësh, të cilët kanë firmosur me dhjetëra peticione, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje, dhe nga kryeministri, cili na bën thirrje të vazhdueshme për të denoncuar korrupsionin. Nuk besoj se ka rast me flagrant dhe të pastër se ky.