E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët e gazetarisë: Protestat pa ngjyra politike

Studentët e Gazetarisë janë shprehur se protestat e nisura prej gati 10 ditësh, kanë si qëllim vetëm vendosjen e titullit në diplomën e trevjeçarit duke u distancuar nga cdo forcë politike. Ata i bëjnë thirrje që të marrë parasysh kërkesate tyre. 

TIRANE- Studentët e Gazetarisë i kundërpërgjigjen deklaratave të fundit të qeverisë se protestat e tyre kanë prapavijë politike. Ata janë shprehur se protestat e nisura prej gati 10 ditësh, kanë si qëllim vetëm vendosjen e titullit në diplomën e trevjeçarit duke u distancuar nga cdo forcë politike.
“Nisur nga protestat e djeshme dhe të sotshme të cilat janë bërë në emrin tonë por duke u përdorur nga elemente, anëtarë të forumeve të disa partive politike, në shprehemi publikisht se protesta e djeshme dhe e sotshmja, nuk janë protestat tona dhe asgjë më shumë se protesta me prapavije politike. Kërkesat tona janë mëse të qarta dhe të pastra pa asnjë ngjyrim politik”-kanë deklaruar studentët përmes një njoftimi për mediat.
Ata i bënë thirrje MASH që të marrë parasysh kërkesat e parashtruara, në mënyrë që t’i jepet fund protestave.
Sipas tyre Diploma e Nivelit të Parë nuk përmban titullin e studimit; emrin e fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, dhe nuk ka një formë të besueshme për tregun e punës.
(e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›