PS=LSi sherr per sheshin e protestave
25/02/2009 Dy partitë kryesore të së majtës do të organizojnë të ndara protesta më 15 mars
Gërdeci thellon ndarjen mes të majtëve
PS: Meta patericë e Berishës
LSI: Nuk na e cakton vendin koalicioni i korruptuar i Ramës
Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim paralajmërojnë organizimin e protestave më 15 mars, një vit pas tragjedisë së Gërdecit. Por të dyja palët në deklaratat e tyre përjashtojnë njëra-tjetrën nga pjesëmarrja. Kështu, duke sjellë një tjetër përplasje mes tyre, njëkohësisht dhe duke thelluar ndarjen në mënyrë përfundimtare, PS-ja dhe LSI-ja do të “ndeshen” në shesh dhe për këtë kanë zgjedhur pikërisht tragjedinë e Gërdecit. Përmes deklaratave nga selitë përkatëse, këto dy parti kanë shkëmbyer akuza dhe kritika të ashpra me njëra-tjetrën.
Deklarata e PS-së
“Më 15 mars bashkimi i ri qytetar do të manifestojë në Gërdec dhe në Tiranë me moton: MOS HARRO!”, - u shpreh zëdhënësja e kryesisë së Partisë Socialiste Mimi Kodheli. Por në këtë manifestim lidershipi i PS-së ka vendosur që të përjashtojë Lëvizjen Socialiste për Integrim. Për më tepër, duke argumentuar një qëndrim të tillë socialistët akuzojnë këtë të fundit si “patericë të Berishës”. “Nuk kemi pse e ftojmë LSI-në, pasi nuk është pjesë e opozitës ndaj Berishës, po paterica e tij”, - vuri në dukje Kodheli lidhur me këtë çështje. Ndërkaq, referuar manifestimit që pritet të zhvillohet më 15 mars, zëdhënësja e kryesisë socialiste u shpreh se “përvjetori i parë i masakrës shtetërore të Gërdecit do të jetë dita e kujtesës dhe e protestës qytetare kundër korrupsionit dhe kjo nismë e koalicionit tonë është e hapur për çdo qytetar përtej së majtës dhe së djathtës dhe nuk do të ketë ngjyrat e partive, por ato të flamurit kombëtar e të flamurit evropian”. Sipas saj, kjo është një thirrje që u drejtohet gjithë shqiptareve dhe shqiptarëve, pa dallim bindjesh politike, të cilët më 15 mars duhet të bashkohen për të treguar se qytetarët nuk harrojnë.
Kundërpërgjigjja e LSI-së
Lidershipi i LSI-së nuk ka hezituar t’u kundërpërgjigjet me të njëjtën gjuhë deklaratës së PS-së. “LSI-ja përfaqëson koalicionin e opozitës së majtë të vërtetë të drejtuar nga Ilir Meta dhe nuk ia cakton dot vendin koalicioni i korruptuar i Bashkisë dhe lejeve të ndërtimit që drejton Edi Rama”, - u shpreh nënkryetarja e kësaj partie Erisa Xhixho. Madje, po në këtë linjë Xhixho bëri me dije se “LSI-ja së bashku me koalicionin e saj të madh dhe real opozitar do të organizojë më 15 mars protesta masive kundër qeverisë ‘Berisha’ në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë.” Sipas saj, LSI-ja dënon publikisht deklaratat e bëra nga tellallja e Edi Ramës dhe i konsideron ato një provokim të ulët të Edi Ramës ndaj kësaj partie. “Koalicioni i Bashkisë dhe lejeve të ndërtimit kërkon të përjashtojë LSI-në, por të gjithë e kanë të ngulitur në kujtesën e tyre se ishte Edi Rama ai që i rrahu shpatullat Sali Berishës ditën e tragjedisë së Gërdecit. Ishte Edi Rama që për ditë të tëra nuk guxonte të përmendte Sali Berishën si fajtorin dhe përgjegjësin kryesor për tragjedinë e Gërdecit”, - u shpreh Xhixho sa i takon qëndrimit të mbajtur nga PS-ja për të mos e ftuar, për më tepër duke e përjashtuar LSI-në nga protesta që do të organizojë. Nënkryetarja e LSI-së solli në kujtesë kërkesën e kësaj partie për ngritjen e komisionit hetimor për tragjedinë e Gërdecit. “LSI-ja ka qenë e vetmja që një ditë pas tragjedisë së Gërdecit kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Berishës dhe vënien e tij përpara drejtësisë. Ishte Edi Rama ai që urdhëroi deputetët e tij që të mos firmosnin për ngritjen e komisionit hetimor për tragjedinë e Gërdecit”, - vlerësoi ajo.
Meta për krizën
“Berisha e Bode të përgjigjen në Kuvend”
Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi sërish dje interpelancë me Kryeministrin dhe ministrin e Ekonomisë lidhur me krizën ekonomike. Ishte vetë kreu i kësaj partie Ilir Meta që gjatë një konference për shtyp kërkoi nga qeveria të sjellë në Kuvend menjëherë një plan emergjent për t’i bërë ballë krizës ekonomike, që sipas tij ka ardhur edhe në Shqipëri. Duke e cilësuar qeverisjen aktuale të paaftë, Meta akuzoi se “dyshja Berisha–Bode po ripërsëritin vitin 1996, kur për shkak të papërgjeshmërisë dhe mosmarrjes në kohë të masave ndaj piramidave shqiptarët humbën shuma marramendëse parash”. Madje, për këtë arsye kreu i LSI-së vuri theksin në faktin se “plani antikrizë duhet të nxisë në mënyrë të veçantë kredidhënie për ato kompani që eksportojnë, si dhe lehtësira fiskale”. Sipas tij, kriza ekonomike po ndihet në të gjithë sektorët e vendit, të cilët po shkojnë drejt rrënimit. “700 nga 2500 kompani nuk kanë bërë asnjë lek xhiro, ndërkohë që listat e bukës ngjajnë si lista zgjedhore”, - vlerësoi Meta gjatë fjalës së tij.
Kreu socialist takime me të rinjtë vullnetarë në Burrel
Rama: Do të mbyllim procesin e certifikimit të pronësisë
“Politika e vjetër ka marrë peng të ardhmen tonë dhe ka minuar themelet e shtetit”
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama vijoi turin e tij të takimeve me rrjetin e vullnetarët të kësaj partie në qytetin e Burrelit. Edhe gjatë këtij takimi kreu socialist kujtoi edhe një herë tjetër premtimin për dhënien e certifikatës së pronësisë të gjitha bujqve e fermerëve, të cilët ende janë bujkrobër në tokat e tyre. “Ne do të hapim epokën e re në fshat më 28 qershor, duke mbyllur procesin e certifikimit të pronësisë mbi tokën bujqësore mbi bazën e ligjit 7501. Duke i kthyer bujqit e fermerët shqiptarë nga bujkrobër që mbijetojnë pa pronë e mbështetje nga shteti, në zotër të tokës së tyre”, - vlerësoi Rama gjatë fjalës së tij. Njëkohësisht kryetari i PS-së garantoi se një premtim i tillë do të realizohet. “Ata të Ministrisë së Bujqësisë thonë se e kanë mbyllur më 2008-n procesin, por sot realiteti është krejt tjetër. Bujqit e fermerët ende nuk kanë në duar një copë letër, që të tregojë se janë zotër në tokën e tyre”, - vlerësoi Rama. Gjithashtu kreu socialist bëri sërish thirrje për një bashkim të ri mes shqiptarëve, pasi, sipas tij, për 18 vjet me radhë është luajtur me ngjyrën e partive, me qëllimin e vetëm për marrjen e votës. “Problemet e njerëzve qëndrojnë të pazgjidhura përtej dasive partiake që politika e vjetër ushqen prej 18 vjetësh, deri në fshatin më të humbur të Shqipërisë, ku ka futur grindjen e nxitur tifozllëkun e verbër partiak, sepse është e paaftë të zgjidhë problemet. Duke përçarë e sunduar në emër të së shkuarës, politika e vjetër ka marrë peng të ardhmen tonë të përbashkët dhe ka minuar vijimisht themelet e shtetit të të gjithëve”, - vuri në dukje Rama. Duke i mëshuar më tej këtij qëndrimi, kryesocialisti Rama shtoi se “përça e sundo, shko fshat më fshat, shaj sa të mundesh tjetrin që do të vijë pas teje për të kërkuar votat, bëj sa të mundesh për të nxitur armiqësinë mes atij që t’i jep votat dhe atij që s’t’i jep votat, ndaji njerëzit sa të mundesh aty në mes të errësirës, ku s’kanë as dritë, s’kanë as ujë, s’kanë as bukë, për t’i marrë ato vota e për t’u futur prapë në kutinë e televizorit, 18 vjet me radhë e njëjta histori”.
Takimet e LSI-së
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka zhvilluar një tur takimesh në qytetin e Korçës dhe në komunën e Buçimasit në Pogradec. Gjatë këtyre takimeve Meta është ndalur kryesisht në programin që do të ketë LSI-ja për luftën ndaj varfërisë dhe rritjen e mirëqenies. Ai u shpreh se “punësimi jetik do të jetë një ndër prioritetet kryesore të programit qeverisës të LSI-së, në mënyrë që çdo familje të ketë një të punësuar”.