Te përndjekurit Mbyllen verifikimet për rreth 3000 dosje
25/02/2009 Për pjesën e mbetur nga verifikimet e bëra po detajohet masa e përfitimit për çdo individ
Brenda një kohe shumë të shkurtër pritet të nisë shpërndarja e masës së kompensimit për të përndjekurit që kanë arritur të marrin aprovimin e verifikimit nga organet përkatëse. Përveç listës së publikuar me rreth 1440 emrat e parë përfitues, të cilët duhet të depozitojnë dokumentacionin përkatës pranë bankave për të aplikuar për masën e kompensimit, janë dhe një sërë emrash të tjerë, të cilët janë në prag të aprovimit. Ekspertët e financave pohojnë se janë rreth tri mijë persona që kanë aplikuar, të cilët kanë marrë verifikimin e parë, duke përfshirë dhe emrat që janë publikuar zyrtarisht si përfitues të kompensimit. Për këta të fundit është përcaktuar masa konkrete e dëmshpërblimit që do të përfitojnë sapo të dorëzojnë dokumentacionin përkatës pranë bankave të përzgjedhura. Ndërsa pjesa tjetër e mbetur nga 3 mijë verifikimet e bëra janë ende në proces, ku po diskutohet masa e kompensimit me të cilën do të trajtohen për dënimin e vuajtur. Fondi i dëmshpërblimit i përcaktuar për këtë vit është rreth 1 miliard lekë, shumë së cilës i bashkëngjitet dhe fatura financiare e parashikuar për 2008-n, masë e cila nuk është vënë në përdorim. Ndërkohë është deklaruar se ky fond do të pësojë rritje të mëtejshme në buxhetet e viteve të ardhshme.
Procesi
Ndonëse deri tani është bërë i mundur verifikimi i parë për rreth 3 mijë dosje të dorëzuara, vetëm 1440 prej tyre tashmë kanë të përcaktuar edhe masën e dëmshpërblimit që do të tërheqin nga bankat. Pjesa tjetër e mbetur ndodhet në proces verifikimi, çka do të thotë se ata tashmë e kanë marrë konfirmimin për zotërimin e statusit, por mbetet ende për t’u përcaktuar masa e dëmshpërblimit për çdo vit të dënimit të vuajtur. Megjithatë, ekspertët e financave pohojnë se edhe kjo listë mund të publikohet brenda një kohe të shkurtër. Janë me mijëra dosje të depozituara në organet e drejtësisë, për të cilat vijon procesi i verifikimit të dokumenteve të depozituara nga komisionet përkatëse. Konkretisht pas hapit të parë verifikues lista dërgohet nga Ministria e Drejtësisë (pasi vjen përgjigjja nga ky dikaster kundrejt personit që ka aplikuar, ku deklarohet përgjigjja se dosja juaj është në shqyrtim në themel) drejt organeve të financës për verifikim të faturës financiare. Njëkohësisht kjo listë i dërgohet edhe Entit Kombëtar të Banesave, Shërbimit Informativ dhe Hipotekës. Kur nga këto dikastere vjen përgjigje pozitive, kandidati futet në listën e dëmshpërblimit.
Ndryshimet
Pak ditë më parë është pohuar dhe për një sërë ndryshimesh që duhet të përmbajë ligji aktual i dëmshpërblimit të përndjekurve politikë. Kjo veçanërisht për ato kategori të cilat për shkak të mungesës së dokumentacionit nuk mund të përfshihen në listat e përfitimit. Ndërkohë për kategori të caktuara është kërkuar që të njihet edhe e drejta e trashëgimisë, e cila duhet t’i kalojë pjesës së ngushtë të familjes, e konkretisht nipërve (ato kategori që kanë vuajtur dënimin, por që nuk kanë familjarë grua apo fëmijë). Megjithatë, ende nuk dihet se sa do të merren parasysh këto ndryshime në ligj, pasi më parë ato do të diskutohen në komisionet parlamentare dhe vetëm më pas do të kalojnë në Parlament. Zgjerimi
Janë një sërë kategorish që kanë vuajtur dënimin politik, por që ligji i ka përjashtuar nga e drejta e kompensimit. Përkundrejt këtyre shtresave është pohuar zyrtarisht nga organet e drejtësisë se do të bëhen ndryshime në ligj, duke zgjeruar skemën e kategorive përfituese. Pak kohë më parë kreu i Institutit të të Përndjekurve Politikë Simon Miraka ka pohuar se në këtë rast bëhet fjalë për tri kontestime që i janë bërë ligjit. “Aktualisht ne kemi bërë tri kontestime të ligjit, të cilat ia kemi depozituar Komisionit të Ligjeve për rishqyrtim. Nëpërmjet tyre kemi kërkuar që për të pushkatuarit pa gjyq të njihen të paktën pushkatimet që kanë ndodhur deri më ’45-n. Ndërsa për ato të ndodhura nga ’45-a deri më ’54-n, duke qenë se nuk ka dëshmi apo vërtetime nga Ministria e Brendshme, është kërkuar që të njihen vërtetimet e lëshuara nga komisioni trepalësh i asaj periudhe, si dhe të pranohet trashëgimia.”.
Procesi
Procesi i verifikimit të dosjeve të depozituara pranë Ministrisë së Drejtësisë gjatë vitit të shkuar do të vijojë të jetë i njëjtë. Konkretisht, pas hapit të parë verifikues lista dërgohet nga Ministria e Drejtësisë (pasi vjen përgjigjja nga ky dikaster kundrejt personit që ka aplikuar, ku deklarohet përgjigjja se dosja juaj është në shqyrtim në themel) drejt organeve të financës për verifikim të faturës financiare. Njëkohësisht kjo listë i dërgohet edhe Entit Kombëtar të Banesave, Shërbimit Informativ dhe Hipotekës. Kur nga këto dikastere vjen përgjigje pozitive, kandidati futet në listën e dëmshpërblimit. Kjo listë, në bazë të fondit që është për këtë tremujor, i dërgohet Këshillit të Ministrave dhe pritet miratimi.
Tërheqja e masës
Tashmë janë përcaktuar edhe bankat që do të ndihmojnë në procesin e shpërndarjes së kompensimit për kategoritë që janë zyrtarizuar, si dhe për ato shtresa që do të miratohen në ditët në vijim. Konkretisht janë tetë banka: “Alpha Bank”, “Raiffesen”, “Banka popullore”, Banka Kombëtare Greke, BKT-ja, “Tirana Bank”, “Union Bank” dhe Banka Ndërkombëtare Tregtare, që do të aplikojnë çeljen e llogarive për listën e parë të aprovuar si fituese. Me hapjen e llogarisë, këta persona do të depozitojnë fizikisht në degët e thesarit të çdo banke vërtetimin e konfirmimin e dhënë për të tërhequr vlerën që i takon. Lista me emrat përfitues do të depozitohet pranë këtyre bankave për të bërë verifikimet e nevojshme.