Milo:Nuk ka ngërç në dhënien e kredive
25/02/2009 Këshilltari Petraq Milo shprehet se nuk ka një fazë të dytë krize në vend
Koncesionet 3 miliardë euro, nxitje për investimet dhe eksportet
Qeveria ka marrë masa për të mundësuar kreditimin e sektorëve të ekonomisë. Kjo është deklarata e këshilltarit të Kryeministrit për ekonominë dhe financat Petraq Milo. Sipas tij, Qeveria ka marrë politika për nxitjen e kreditimit të ekonomisë.
“Qeveria ka pasur një fazë të parë dhe s’ka pse të ketë një të dytë. Sistemi ynë bankar është shumë likuid dhe nuk krijoi absolutisht fare probleme në pikëpamjen e mundësisë së dhënies së kredisë. Që do të thotë se nuk ka pse të ndodhë shqetësime në fazat e tjera. Masat që janë marrë qoftë nga politikat qeverisëse, qoftë nga politikat monetare, kanë shkuar në plotësim të mundësisë së dhënies së kredive. Nuk ka një ngërç në dhënien e kredive. Përkundrazi kredia është rritur, siç e theksova”, - është shprehur këshilltari i Kryeministrit. Sipas Milos, ecuria në sektorin e eksporteve, përveç kreditimit të këtij sektori po punohet fort edhe për rimbursimin e menjëhershëm të TVSH-së. Ndërkaq zoti Milo theksoi se dhënia me koncesion e disa veprave në fushën energjetike, të cilat janë aprovuar ditët e fundit nga Qeveria, me vlerë rreth 3 miliardë euro janë një garanci më shumë për nxitjen e investimeve dhe eksporteve. Deklaratat u bënë pas tërheqjes së vëmendjes nga ana e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë për kujdes me fazën e dytë të krizës globale. “Natyrshëm, që rënia e kërkesës ka ndikuar edhe në rënien e përgjithshme të investimeve të ekonomive të zhvilluara në tregjet tradicionale eksportuese. Tashmë, flukset e kapitalit që kanë financuar deficitet e larta korrente, veçanërisht në ekonomitë në tranzicion të Evropës Lindore e Qendrore, kanë ndaluar”, - tha dy ditë më parë Fullani. Sipas tij, duhet më tepër mbështetje për investime dhe për kreditimin e sektorëve të tillë si eksportuesit, pasi kompanitë financiare dhe prodhuese, por edhe individët në ekonomitë e zhvilluara, të gjendur në vështirësi financiare po ushtrojnë presione, për të tërhequr fondet nga ekonomitë në zhvillim.
Apeli i Guvernatorit
Guvernatori Fullani kërkoi dy ditë më parë më shumë mbështetje për industrinë eksportuese, e cila ka dhënë një kontribut konkret në rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit. “Vlerësojeni më me kujdes rolin dhe potencialet e këtij biznesi, qëndrojini afër me këshilla dhe konsulentë financiare, rishikoni politikat tuaja të vendosjes së komisioneve për këtë biznes dhe jepini përparësi financimit më të madh të tij”, - apeloi Guvernatori, në praninë e përfaqësuesve të Shoqatës Shqiptare të Bankave. Sipas tij, aktualisht ekonomia shqiptare po ndikohet nga zhvillimet e raundit të dytë, që kanë prekur ekonomitë e zhvilluara të botës.