PS:MB të sqarojë emërimet politike në Policinë e Shtetit

Partia Socialiste ka reaguar lidhur me emërimet e reja në Policinë e Shtetit duke e cilësua atë si "Polici Elektorale". Deputeti socialist Pirro Lutaj ka shprehur shqetësimin lidhur me reagimin që Ministria e Brendshme ka bërë ndaj deklaratave të opozitës rreth çështjes në fjalë. Duke i quajtur ato si të pabaza, Lutaj përmendi emërimet e reja të simpatizantëve të PD-së si Shefi i Komisariatit të Policisë në Kuçovë, i akuzuari për disa vepra penale dhe aktualisht me proces penal të hapur, militanti i verbër politik Mehmet Rrapo, Shefi i Komisariatit të Policisë në Delvinë, Veri Kermaj me profesionin e nderuar të zetoristit,apo edhe specialisti i manipulimit dhe vjedhjes së votës Latif Kulla në si Shef i Komisariatit të Policisë në Fier."Shqetësimi ynë nuk është vetëm krijimi i policisë elektorale, por edhe përkeqësimi i situatës kriminale dhe trafiqeve në Shqipëri.Patetizmi i Ministrisë Brendshme që e paraqit Policinë e Shtetit si institucionin më të konsoliduar në vende, zbehet tek shikon anarshinë që ekziston brenda strukturave të saj, për shkak të emërimeve pa kriter, dhe treguesve të punës përgjithësisht në ulje, të ekspozuara prej vetë atyre", tha Lutaj.