Miratohet në kuvend ulja e sigurimeve shoqërore
Kuvendi ka miratuar ligjin e ri të sigurimeve shoqërore që ul kontributet e sigurimeve shoqërore për biznesin nga 20 në 15 për qind të totalit të listëpagesës. Opozita mbështet në parim politikën e uljes së taksave të punës, por ka abstenuar në votim. Deputetja Ermelinda Meksi shpjegoi arsyet. Ajo që ne duhet te diskutojmë është përtej politikes fiskale.
Politika sociale ca efekti do të japë tek pensionet? Edhe punëtoret shqiptarë, si homologët në vendet e BE, kur merren në punë duhet të jenë të ndërgjegjshëm se sa do ta kenë kontributin për sigurimet në të ardhmen, ka pohuar Meksi. Por ministri i Financave, Ridvan Bode, thotë se reforma e pensioneve nuk po pengohet nga qeveria, duke akuzuar opozitën se po e përdor këtë çështje politikisht. Ne kemi përgatitur një reformë tërësore të diskutuar edhe me opozitën. Ju keni kërkuar që bashkërisht ta fusim para zgjedhjeve, por preferuat që çështjen e përfitimeve specifike ta përdorni si pjesë të manipulimit tuaj elektoral, është shprehur Bode. Për vitin 2009, qeveria ka parashikuar në buxhet që të japë per skemën e pensioneve rreth 1 miliardë dollarë subvencione për të mbyllur deficitin e krijuar mes të ardhurave nga sigurimet dhe shpenzimeve për pensionet.
Email This Klikime: 15
Email This Klikime: 15