Poni: Mister 350 ditshi, mban peng planin e ri rregullues të Tiranës dhe biznesin

Kreu i këshilltarëve bashkiakë të PD akuzon kryebashkiakun Rama, se ka bllokuar lejet e ndërtimit
Grupi i këshilltarëve të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak, të Tiranës ka akuzuar kryebashkiakun Edi Rama se po mban peng planin e ri rregullues të Tiranës. Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, në emër të këtij grupi, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se shpreh shqetësimin për zvarritjen dhe bllokimin e lejeve të ndërtimit në kryeqytet, që sipas tij janë bërë nga kreu i bashkisë, Edi Rama. Sipas Ponit, kryetari i bashkisë me gjithë thirrjet e këshilltarëve bashkiakë, nuk po e kalon planin në këshill. Pas kërkesave të përsëritura të Qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve për të dërguar Planin e Përgjithshëm Rregullues të Tiranës për miratim në KRRTSH, në mënyrë të jashtëligjshme dhe të dëmshme për qytetarët dhe ndërtuesit e Tiranës, Rama nuk ka lëvizur aspak për të dërguar për miratim në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Planin e Përgjithshëm Rregullues urbanistik të qytetit, u shpreh Poni gjatë një deklarate për shtyp. Sipas grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike, edhe pse qeveria ka vendosur që për një leje ndërtimi proceduara të mos zgjasë më tepër se 50 ditë, sërish Edi Rama zvarrit lejet e ndërtimit, vetëm e vetëm që të vazhdojë betonizimin e Tiranës. Mister Rama, apo mister 350 ditshi siç e thërrasin rëndom qytetarët për zvarritjen pa fund të lejeve të ndërtimit, që ka kuptim me mister 15% përsa i përket gjobës së qytetarëve tek ai dhe sekserët e tij, edhe pas vendimit të qeverisë, që do të lironte e çlironte qytetin nga tentakulat e kësaj vdekjeje të paralajmëruar të biznesit, ka vetëm një instrument të dështuar, të shëmtuar; të zvarrisë, pengojë e sabotojë miratimin e Planit, për të vazhduar të copëzojë e betonizojë Tiranën, për të vazhduar okazionalitetin abuziv të dëshirave të tij halucinante, u shpreh Poni, në emër të grupit të këshilltarëve të PD, në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Për ti dhënë fund kësaj situate, Poni kërkoi në emër të grupit të tij një mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak të Tiranës për të miratuar planin rregullues të Tiranës, e për ta kaluar më pas për shqyrtim në KRRTRSH. Për të mos lejuar zvarritjen e miratimit të planit në përputhje me ligjin Nr 8652 datë 31.07.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore", Grupi i Këshilltarëve të Partisë Demokratike do të kërkojë e thërrasë një mbledhje urgjente të Këshillit të Bashkisë, Tiranë për ti dhënë fund kësaj situate sa korruptive e të jashtëligjshme, kësaj situate kundër qytetarëve, biznesit e zhvillimit, u shpreh Poni duke shtuar se kjo situatë është krijuar nga kryetari me korrespondencë i Tiranës , nga ish-kryetari i vënë në shërbim të interesave mafioze të ndërtimit, nga grupe klienteliste, që mbajnë peng qytetin e Tiranës e zhvillimin e tij. Në muajin tetor të 2008, Bashkia e Tiranës ka prezantuar për publikun planin rregullues të kryeqytetit. Sipas autoriteteve të pushtetit vendor, pas një pune gati 6 vjeçare, plani do të hidhej në panelin e diskutimeve për qytetarët dhe institucionet, por që atëherë e deri tani, ky dokument me rëndësi të veçantë për zhvillimin e Tiranës, nuk ka kaluar në organet përkatëse për shqyrtim dhe miratim.