E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi kundërshton Ponin: Plani rregullues u miratua nga KRRT

Bashkia e Tiranës ka reaguar në emër të akuzave të kryetarit të grupit të këshilltarëve të PD-së, Ferdinand Poni, se Rama po mban peng zhvillimin e Tiranës me mos mbledhjen e këshillit bashkiak për të miratuar Planin e Rregullues. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi, në një deklaratë për mediat është shprehur se Plani Rregullues i Tiranës ka përfunduar, si dhe është diskutuar masivisht me publikun, më pas është miratuar nga KRRT. Sulmet e koordinuara të Berishës dhe Metës, në adresë të urbanistikës së Bashkisë së Tiranës nuk na shqetësojnë, sepse jemi mësuar me trysninë e baltës dhe mllefit të politikës së vjetër, por na shqetësojnë si sulme talebane ndaj sipërmarrjes së lirë, ndaj njerëzve që duan të projektojnë, të investojnë dhe të ndërtojnë në atdheun e tyre shprehet nënkryetari Shalsi. Gjithashtu, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës ka theksuar se Berisha dhe Meta duhet të kuptojnë se Shqipëria nuk është çiflig i tyre. Nuk mund të jetë çiflig i tyre dhe balta e tyre nuk mund të pengojë rrugën tonë të ndryshimit, theksoi Shalsi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›