Berisha: Ramës dhe koçobuxhetit i kanë ngelur edhe 132 ditë

Kryeministri përuron rrugën e kontestuar nga banorët e Golemit
Kryeministri Sali Berisha, ka sulmuar nga Durrësi opozitën për qëndrimet e saj dhe ka ironizuar Edi Ramën, duke e cilësuar të paaftë edhe si kryetar bashkie. Kryeministri u shpreh se politika që po ndjekin socialistët është e dështuar, ashtu si buxheti i Bashkisë së Tiranës. Përballë është kryetari i Partisë Socialiste, që i kanë mbetur edhe 132 ditë për t'u bërë kryetari i Partisë së Bashkisë. Por edhe aty do ta ketë të vështirë sepse buxhetin spo e kalon dot, sepse siç po ia quajnë mediat ka hartuar koço-buxhet, mirëpo qytetarët duan buxhet për qytetarët dhe jo për kryetarin e Bashkisë u shpreh kreu i qeverisë. Kryeministri, Sali Berisha në turin e tij Shqipëria po ndryshon inauguroi fillimin e punimeve për zgjerimin me katër korsi të rrugës Plepa-Rrogozhinë, një segment i rëndësishëm që do të shtrihet nga Shkodra deri në Vlorë, por nga ana tjetër aktualisht është projekti më i debatuar rrugor pas atij Durrës-Kukës. Ky debat ka lindur pas fillimit të punimeve kur u duk qartë se ky ishte një projekt që është bërë rrugës dhe pa u menduar fare duke pasur një sërë defektesh dhe duke penalizuar hekurudhën dhe banorët e Golemit. Gjatë inaugurimit të nisjes së punimeve, Kryeministri Berisha ka shpërfillur pretendimet e komunës Golem se ky projekt dëmton ujësjellësin dhe një pjesë të hekurudhës. Berisha mesa duket ka qenë i pranishëm në përurimin e këtij zgjerimi rruge me vrap, sepse bëhet fjalë për fushatë dhe nuk ka dashur tia dijë fare për ankesat serioze ndaj këtij projekti. Vërejtjet e shumta në lidhje me projektin që ishte hartuar nga Ministria e Transporteve dhe që janë evidentuar nga komuna e Golemit, nuk janë marrë parasysh nga kryeministri Berisha. Me këtë investim, që kap shifrën mbi 1 miliard e 576 milionë lekë, dëmtimi i investimeve të tjera, përfshi këtu investimi i ujësjellësit me një vlerë prej 3 mijë euro, linjën hekurudhore, si dhe për izolimin e mijëra banore, për shefin e ekzekutivit nuk kanë qenë të rëndësishme. Berisha ka shfrytëzuar këto punime për të paraqitur prioritetet e mandatit, që sipas tij do të jetë mandati i dytë, duke radhitur një sërë projektesh infrastrukturore për ti dhënë Shqipërisë rrjetin më modern rrugor në rajon. Projekti përfshin zgjerimin e rrugës kombëtare, e cila pritet të ketë parametrat e një superstrade me një gjerësi prej 24-5 deri në 26-55 metrash, ndërsa zgjerimi do të bëhet në të dy kahet, në atë të majtë dhe në atë djathtë. Punimet janë ndarë në tre lote, ku fillimisht rruga do të zgjerohet në një gjatësi prej 4.2 kilometrash, me qëllim eliminimin e trafikut të rënduar, veçanërisht në sezonin turistike. Punimet në këtë aks rrugor pritet të përfundojë në fund të qershorit. Por, Berisha nuk ka dashur të dijë fare për problemet, që ka hapur kjo rrugë dhe për kundërshtimet e këtij projekti nga ana e komunës së Golemit. Konkretisht, në rrugën që ndërpret autostradën dhe që futet në fshatin Golem, projekti i Ministrisë së Transporteve nuk ka parashikuar asgjë, duke e lënë atë në gjendjen e mëparshme. Drejtuesit e urbanistikës në këtë komunë kanë shprehur indinjatën për projektin dhe mangësitë e tij, duke thënë se asgjë nuk është marrë parasysh nga studimet e tyre dhe se projekti aktual i Ministrisë së Transporteve e ndan përfundimisht zonën turistike me fshatin e Golemit, pasi nuk është parashikuar nënkalimi apo rrugë paralele në krahun e fshatrave. Kjo gjë e dëmton mjaft rëndë zonën turistike dhe fshatin, pasi bllokohet lëvizja e lirë e mjeteve me këtë projekt. Komuna e Golemit ka kërkuar që të ndërtohet një nënkalim pikërisht në vendin ku hyjnë dhe dalin mjetet drejt qendrës së komunës.