E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS:Qeveria po saboton procesin integrues të vendit

Partia Socialiste akuzoi sot qeverinë se me keqqeverisjen e saj po saboton proceset integruese të vendit.Duke iu referuar sondazhit për një “Shqipëri të hapur”, Taulant Balla nënvizoi se të dhënat konfirmojnë regresin në imazhin ndërkombëtar të vendit. 

TIRANE-Partia Socialiste akuzoi sot qeverinë, se po saboton proçesin e rëndësishëm të Stabilizim-Asociimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Deputeti socialist Taulant Balla tha sot nw emwr tw PS se “në këtë stinë të rëndësishme raportesh, kur pritej që Shqipëria të mbyllte proçesin e ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, dhe të përgatitej për aplikimin zyrtar për statusin e vendit për anëtarësim në BE, duket se Shqipëria nuk po bën hapa pozitive”.

Ai iu referua raportit të Monitorimit të Shqipërisë në Proçesin e Stabilizim- Asociimit, i hartuar nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë, dhe pohoi se, “sipas raportit vazhdon të mbetet, problematik proçesi i hartimit të ligjeve dhe sidomos në fushën e drejtësisë”.

“Raporti i Shoqërisë së Hapur në kapitullin, e luftës kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve ilegale, thekson se niveli i mbrojtjes së dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë mbetet shqetësues”, shtoi Balla.
Krahas këtyre fakteve, Balla u ndal edhe në fushën e lirisë së shprehjes dhe të shtypit, ku sipas, “ as në këtë fushë nuk ka pasur progres”.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›