E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ekonomisë miraton projektligjin për depozitat e pasiguruara

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar p/ligjin "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin "Për sigurimin e depozitave". Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Financave, p/ligji synon kompensimin e plotë të depozitave deri në 25 mijë euro, ose shumën e barabartë në monedhën e huaj, në rast falimentimi të bankës.
Në projektin e miratuar nga komisioni i Ekonomisë theksohet se agjencia kompenson depozitën e siguruar në masën 100 për qind, por jo më shumë se 25 mijë euro. Kompensimi i depozitave fillon menjëherë pasi agjencia njoftohet me shkrim për ndërhyrjen apo likuidimin vullnetar të bankës. Ndërkohë, janë parashikuar dhe afatet e kompensimit të plotë të shumave, duke mos lejuar shtyrjen e këtij procesi në një afat të tejzgjatur. Sipas ekspertëve me këtë vendim garantohen rreth 80 për qind të totalit të depozitave në vend, ndërsa p/ligji synon të tërheqë në Shqipëri edhe kursimet e emigrantëve. Në ligjin aktual shuma e garantuar e depozitave është 700 mijë lekë. Rritja e shumës deri në 25 mijë euro e rrit pragun afërsisht me katër herë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›