E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahen 50 tapitë e para të ndërtimeve pa leje në Berat

Berat- Janë ndarë 50 tapitë e para të lejeve të ndërtimeve informale në qytetin e Beratit, proces, i cili është finalizuar dje në mesditë në ambientet e qendrës kulturore. Me rastin e ndarjes së lejeve për ndërtimet të legalizuara, është organizuar një takim në pallatin e kulturës Margarita Tutulaninë prani të përfituesve të parë që nga dje janë bërë pronarë të pronës informale. Në këtë takim ka marrë pjesë drejtori i përgjithshëm i Aluiznit, Shaban Memia, drejtori i Aluzinit për rrethin Berat, Aleksandër Melonashi, prefekti i Beratit, Thoma Rumniçi, Kryetari i Bashkisë të Beratit, Fadil Nasufi si dhe pronarë të ndërtimeve, tashmë të legalizuara. Drejtori i Aluiznit të degës së Beratit, Aleksadër Melonashi, ka bërë të ditur se objektivat e kësaj qendre kanë qenë të lidhura me interesin e qytetarit që pret shumë zgjidhje nga sektorët tanë. Qarku i Beratit ka 7500 ndërtime të tilla, nga të cilat 3000 janë drejt finalizimit të tapive, ndërsa të tjerat janë në proces. Tashmë puna në legalizime ecën zinxhir dhe nuk ka të ndaluar pasi janë një armatë e tërë teknikësh dhe inxhinierësh që punojnë për këtë proces sa të rëndësishëm po dhe aq të vështirë është shprehur ai. Ndërsa prefekti Thoma Rumniçi në fjalën e tij ka bërë të ditur se puna tre vjeçare e degës së Aluiznit është tregues i faktit që Berati tashmë po del nga lista e ndërtimeve informale. Duke folur për mangësitë e pushtetit të kaluar që nuk zhvilloi asnjë reformë të këtij lloji, si dhe arritjet e qeverisë aktuale për këtë proces, Rumnici tha se tashmë edhe qarku i Beratit hiqet njëherë e përgjithmonë nga lista e ndërtimeve të palegalizuara ndërsa procesi do të vazhdojë me ritme të shpejta. Kurse drejtori i përgjithshëm i Aluiznit, Shaban Memia, pasi ka uruar pronarët për tapitë e ndërtimeve të tyre, ka cilësuar se procesi i legalizimit nuk është proces politik, por është një reformë ekonomike që me gjithë komplekset, është në fazën përfundimtare të saj. Në të gjithë vendin, deri tani janë ndarë mbi 25000 tapi, nga të cilat 6 mijë në shtesa pallatesh,

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›