E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSV 91 prezanton kandidatin për deputet në Gjirokastër

Kryetari i partisë PSV 91, Petro Koçi ka prezantuar kandidatin për deputet të kësajpartie për qarkun e Gjirokastrës, Av. Idajet Beqiri. Në një takim të organizuar në Tepelenë, si vijim i fushatës elektorale, morën pjesë anëtarë dhe simpatizantë të shumtë të PSV 91, si dhe Sekretarja e Përgjithshme e PSV 91, zonja Makbule Çeço. Në fjalën e tij, Koçi parashtroi dhe politikat e PSV 91 për fshatin dhe zonat rurale në përgjithësi. Ai theksoi se "PSV 91 do të kërkojë njësimin e statusit juridik kushtetucional të të gjitha njësive administrative të republikës, duke shmangur kështu statusin diskriminues mes "komunës" në fshat dhe "bashkisë" në qytet. Sipas tij, njësimi i statusit kushtetucional në "bashki" të të gjitha njësive administrative në fshat apo qytet qofshin do i hapë rrugë dhe urbanizimit të fshatit që është lënë thuajse në harresë prej kohësh. Njësimi i statusit do të shmangë gjithashtu sipas kreut të PSV 91 dhe klientelizmin elektoral dhe politik që qeveritë përdorin duke shfrytëzuar mundësinë e ndërrimit të statusit të njësive administrative, nga "komuna" në "bashki". Koçi përfundoi gjatë fjalës së tij se kjo do i vendosë të gjithë shtetasit e republikës në një status qytetarie të barabartë dhe do të shmangë diskriminimin e fshatit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›