E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, ndalohet 36 vjeçarja që braktisi familjen

Një nënë e denoncuar nga i biri, pasi kishte braktisur bashkëshortin dhe djalin, është ndaluar në mëngjesin e djeshëm nga policia e Elbasanit në bashkëpunim me atë të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë ku 36 vjeçarja Luljeta Rada, është justifikuar se do të hynte në parukeri dhe nuk është kthyer më në shtëpinë e saj. Kallëzimin për të ëmën do ta bënte i biri 15 vjeçar dhe policia ka mundur ta identifikojë dhe ta ndalojë. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se 36 vjeçarja, pas informacioneve të policisë së Elbasanit dhe fotos së saj, është ndaluar nga homologët e tyre në Tiranë në tregun e kryeqytetit duke shitur bizhuteritë e florinjta të saj. Dje, 36 vjeçarja Rada është shoqëruar nga policia e Elbasanit ku ndaj saj priten të merren vetëm masa administrative.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›