E Diel, 1 Nëntor 2026

PSV 91 prezanton kandidatin për deputet në GjirokastërMB: Procesi i kartave normal, PS po dezinformon publikun

Ministria e Brendshme informon opinionin publik se procesi i pajisjes së qytetarëve me letërnjoftimin elektronik gjatë javës së fundit ka shënuar një rritje të madhe të fluksit të qytetarëve që po aplikojnë për to. Sipas MB, deri ditën e enjte, datë 14 Maj, kanë aplikuar për letërnjoftimin elektronik  925 000 qytetarë, 370 000 prej të cilëve i përkasin grupit të atyre pa pasaportë. Ndërkaq, sipas MB, aplikimet ditore variojnë nga 19 000 në 20 000 qytetarë. MB vlerëson se procesi është funksional në të gjithë vendin, megjithatë koncesionari po hap edhe 15 zyrat e fundit brenda datës 22 maj 2009, zyra të cilat në total kanë vetëm 6 232 zgjedhës pa pasaportë, pajisja e të cilëve realizohet brenda 10 ditësh.
Ministria e Brendshme u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë aplikuar për letërnjoftimet elektronike deri më datën 1 Maj, të paraqiten për të tërhequr letërnjoftimet. Ndërsa sipas saj, 420 000 qytetarë i kanë tërhequr deri më tani letërnjoftimet e tyre. MB ka bërë të ditur gjithashtu se në zyrat e aplikimit ka rreth 300 000 karta të prodhuara që duhet të tërhiqen nga qytetarët që kanë aplikuar. Ministria e Brendshme u kërkon qytetarëve që marrjen e kartës nga zyrat e aplikimit të mos e lënë për në ditët e fundit, pasi do të krijonin dyndje të panevojshme dhe vështirësi në shërbimin ndaj tyre. Edhe njëherë Ministria e Brendshme, ka shprehur keqardhjen për dezinformimet dhe spekulimet e vazhdueshme që sipas saj përhapen publikisht nga selia e Partisë Socialiste për këtë proces të cilësuar nga MB si i suksesshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›