E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet në Berat, 600 pronarë pa letra në zonat informale

Edhe pse faza e procesit të legalizimit ka filluar tashmë në rrethin e Beratit, problem mbeten zonat informale. Prej shumë vitesh banorë të lagjeve Uznove, Pjeshkore dhe zonën e ullishtës në qytetin e Beratit, janë pronar pa letra të banesave dhe pronave të tyre. Proces ky, i cili ka dështuar vite më parë, por që ka mbetur i pazgjidhur gjatë këtyre 18 vjetëve. Nuk janë pak, por rreth 600 objekte ku pronarët e tyre nuk disponojnë asnjë akt pronësie të shtëpive dhe trojeve të trashëguara nga paraardhësit e tyre. Ky problem ka lënë peng këta pronar të cilët nuk kanë asnjë mundësi të shesin banesat për të jetuar në qytete të tjera, për të ndërtuar brenda truallit shtesa apo punime të tjera si dhe nuk kanë mundësinë për të marrë kredi në banka për zgjidhje të problemeve të ndryshme. Në lidhje me këtë problem të këtyre qytetarëve në zonat informale, drejtori i ALUIZNI-t Aleksandër Mellonashi bënë të ditur, se gjatë këtyre viteve legalizimi për këto objekte ka qenë i pezulluar, por me udhëzimin e ri gjatë procesit të legalizimit do të përfshihen dhe këto prona. Sipas Mellonashit në fillim do të kryhet një verifikim në Këshillin e qarkut nëse pronari ka një certifikatë që vërteton se është pronar i  pronës, por që nuk disponon asnjë dokument pronësie. Sipas udhëzimit, këta pronar flitet tu jepen tapitë për banesat dhe tokën që quhet truall, ndërsa nuk ka asnjë zgjidhje se si do procedohet për legalizim të pronave tokësore. Në lidhje me këtë problem banoret që e vuajnë prej shumë vitesh mungesën e pronësive të indinjuar thanë se qeveria duhet të kishte marrë masat për të na dhënë me dokumente pronat tona ashtu siç na kishte premtuar. Banorë të lagjes periferike Uznovë, ku janë rreth 320 pronarë pa letra pohuan, se dokumentet e pronësisë iu mungojnë dhe tashmë kanë frikë se ish-pronarët do tu rrëmbejnë tokat e tyre të palegalizuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›