E Diel, 1 Nëntor 2026

PTK-ja shpenzon shumë për punëtorët që i sjellin pak të hyra

Prishtinë, 9 gusht – Posta dhe Telekomi i Kosovës për nga shpenzimet për një punëtor dhe planet për shpenzime kapitale lë prapa edhe ndërmarrjet më moderne të Telekomit. PTK-ja shpenzon për një punëtor gati dyfish më shumë së që shpenzojnë ndërmarrjet e njëjta të vendeve të rajonit, si Kroacia, Sllovenia, Serbia e Mali i Zi. Në të njëjtën kohë të hyrat që një punëtor i sjell PTK-së janë  rreth tri herë më të vogla sesa të hyrat për një punëtor në vendet e rajonit. Përveç shpenzimeve të larta për punëtorë, PTK-ja ka marrë kritika edhe për investimet e larta të planifikuara. Në të njëjtin studim thuhet se shuma prej 100 milionë eurosh, e planifikuar për investime në dy njësitë e saj, “Vala” dhe Telekomi, do të mjaftonte për një ndërmarrje moderne të telekomit për të filluar nga e para. Këto janë komentet e konsulentëve të angazhuar për përgatitjen e Strategjisë për Privatizimin e PTK-së.
Përse u bë mbipunësimi, kush e bëri atë dhe si do të veprohet tutje, flet drejtori ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha, të cilën të plotë mund ta lexoni në gazetën e sotme Koha Ditore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›