E Shtunë, 31 Tetor 2026

PTK nis me IPTV

Nga Express më 18 dhjetor 2010 në ora 13:03

Këtë fundvit, PTK ka lansuar shërbimin IPTV. Shërbimi IPTV iu mundëson konsumatorëve të kësaj kompanie që përmes çiftares ekzistuese telefonike të plotësojnë shërbimet e zërit dhe internetit me komponentin e tretë të TriplePlay shërbimeve – deri 70 kanale televizive vendore dhe ndërkombëtare si dhe shërbime suplementare, të cilat i mundëson platforma e instaluar.

”Pas implementimit dhe testimit të platformës multimediale si dhe kontraktimit të kontentit televiziv me ofruesin e këtij shërbimi ASC Tring, Telekomi i Kosovës tashmë ka bërë edhe përgatitjet tjera nga pikëpamja e infrastrukturës së rrjetit, shitjes dhe marketingut dhe nga 15 dhjetori ka filluar me kontraktimin e shërbimit për konsumatorë”, thuhet në një komunikatë për media.

Përveç disa problemeve minore, thuhet aty, që mund të paraqiten nga aspekti i gjatësisë së rrjetit dhe specifikave teknike dhe operative të DSL teknologjisë.
”Telekomi i Kosovës është i gatshëm për implementimin e IPTV`së me shtrirje në të gjitha regjionet e Kosovës me kapacitet fillestar në fazën e parë deri në 10.000 konsumatorë”.

Brenda vetëm dy ditësh, PTK deklaron se interesi i konsumatorëve për shërbimin IPTV ishte shumë i lartë për faktin se janë pranuar mbi 300 kërkesa të reja.
Ndërsa në të gjitha regjionet e Kosovës janë bërë me sukses rreth 100 instalime dhe rezultatet e para janë shumë të kënaqshme nga pikëpamja e kualitetit të sinjalit televiziv.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›