E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi e Pacolli bisedojnë për koalicion

Nga Express më 18 dhjetor 2010 në ora 14:59

Kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi, njëherit kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, e cila fitoi zgjedhjet e fundit parlamentare, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, për të diskutuar lidhur me formimin e koalicionit të ri qeveritar.

Të dy liderët e partive politike respektive kanë shprehur vullnet politik që të punojnë së bashku për formimin e qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës, menjëherë pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga KQZ-ja, bëhet e ditur nëpërmjet një komunikate shpërndarë medieve, pas takimit.

“Të dy liderët u zotuan se do të punojnë së bashku për të krijuar një qeveri efektive, transparente, demokratike dhe multietnike, për t’i siguruar Kosovës të ardhmen saj euro-atlantike”, theksohet në komunikatë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›