Punëtorët e KEK-ut ndihmojnë Shkodrën

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se të gjithë punëtorët e kësaj korporate, në mënyrë vullnetare, kanë ndarë një pjesë nga paga e tyre për t’i ndihmuar banorët e Shkodrës në Shqipëri.
Kjo mbështetje e punonjësve është bërë me përkrahjen e Sindikatës së punonjësve të Korporatës, SPEK. Shuma e mbledhur është rreth 30 mijë euro.
“Punëtorët e KEK-ut solidarizohen dhe bashkëndjejnë plotësisht me familjet që kanë pësuar nga përmbytja e fundit. Kjo ndihmë modeste po ndahet që sadopak ato familje ta kenë më të lehtë tejkalimin e gjendjes së krijuar nga përmbytjet”, ka thënë Arben Gjukaj, drejtor Menaxhues i KEK-ut.
Punonjësit e Korporatës në këtë formë u bashkohen institucioneve të tjera që ndihmuan shkodranët në tejkalimin e vështirësive që shkaktoi përmbytja e fundit në këtë zonë.