Panairet, përçajnë bizneset

Nuk janë vetëm spektaklet e bukurisë manifestime që organizohen sa herë të ketë dëshirë një individ, apo një institucion. Brenda një jave, në Prishtinë janë organizuar dy panaire të bujqësisë. Njëri, javën e kaluar, i organizuar nga Oda Ekonomike me mbështetje të Ministrisë së Bujqësisë, kurse i dyti këtë javë nën organizimin e kompanisë private, CEO.
Kjo e fundit që nëntë vjet organizon panairin tradicional për agrobiznes. Mirëpo, kësaj here, në hise i ka hyrë edhe Oda Ekonomike e Kosovës. Madje, nga kompania thuhet se OEK-u ka qenë në dijeni për organizimin e panairit.
E kanë ditur se çfarë po organizojmë. Një javë më herët kanë hapur panair të njëjtë. E, Kosova nuk ka nevojë për dy panaire, ka thënë Lulzim Krasniqi, menaxher për marrëdhënie me publikun në CEO.
Sipas tij, organizimi i panaireve nuk duhet të jetë punë e OEK-ut, por me këtë duhet të merren kompanitë profesionale.
Ndërkaq, Berat Rukiqi, sekretar në OEK, thotë se panairi i tyre ka pasur mbështetje institucionale, ndërkaq ai i organizuar nga CEO-ja është privat dhe bëhet për përfitime të kompanisë.
Panairi ynë është mbështetur nga Ministria e Bujqësisë. Ata janë biznes privat dhe këtë e bëjnë për përfitime, tha Rukiqi.
Gjithashtu, Kosova ende nuk e ka të rregulluar mënyrën e organizimit të manifestimeve të këtilla. Sipas Rukiqit, përderisa nuk ekziston ligji, mund të krijohen situata të pakëndshme. Ndërsa OEK-u të drejtën për organizimin e panaireve e ka paraparë në statut.
Përveç të drejtës së organizimit të këtyre dy panaireve, kanë ndarë bizneset. Kjo pasi Aleanca Kosovare e Bizneseve ka mbështetur panairin e organizuar nga kompania CEO. CEO-ja është një ndërmarrje profesionale. Panairi i saj ndryshon nga ai para një javësh. Ai ka qenë panair lokal, ka thënë për Express, Agim Shahini, kryetar i AKB-së.
Shahini thotë se Kosova ka nevojë të këtë marketing më agresiv dhe nuk duhet të pengohen kësi lloj organizimesh.
Në anën tjetër, sipas Krasniqit, CEO-ja ka hartuar një marrëveshje me Ministrinë e Bujqësisë për mbështetje institucionale të panairit, por në momentin e fundit, pa asnjë shpjegim nuk e ka nënshkruar atë. Ai beson se këtë nuk e ka bërë pikërisht për shkak të panairit të organizuar nga OEK-u, të cilin e ka përkrahur.
E kemi përgatitur marrëveshjen që panairi të jetë nën patronatin e Ministrisë se Bujqësisë. Në momentin fundit, ata janë tërhequr, thotë ai.
Madje, ministri ka pasur mundësi ti mbështesë disa ndërmarrje kosovare për pjesëmarrje.
Mirëpo, nga Ministria e Bujqësisë thonë se marrëveshja nuk është kërkuar për shkak të shumës së parave që ka kërkuar COE-ja.
CEO-ja ka kërkuar më shumë para se që kemi shpenzuar me OEK-un, tha Njazi Idrizi, këshilltar i ministrit Idriz Vehapi.
Ai ka theksuar se organizimi i më shumë panaireve është i mirëseardhur, mirëpo, sipas tij, ato nuk duhet të organizohen në një distancë kohore prej dy javësh.
Panairet nuk duhet të shndërrohen në rutina, por të mbesin ngjarje me rëndësi për promovimin e të arriturave në bujqësi, tha Idrizi.
Me ligj
Shqipëria ka ligj për organizimin e panaireve dhe ekspozitave tregtare, përmes të cilit synohet që të prezantohen më mirë aftësitë teknike, teknologjike e shkencore të sektorëve të ndryshëm prodhues dhe shërbyes. Ligji mënjanon defektet e vërejtura në organizimin e deritanishëm të manifestimeve të këtilla të biznesit. Bazuar në te hartohet kalendari vjetor i panaireve dhe ekspozitave të biznesit..
Për 2009, në Shqipëria do të mbahen 25 panaireve.