E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zia e shkurter e Kristina Fernandezit

Edhe pse vejushe qe prej disa ditesh Kristina Kirshner ka shume pune per te bere dhe probleme per te zgjidhur. E megjithate ende nuk ka dale nga ditet e zise se bashkeshortit te saj ish-presidentit te vendit Nestor Kirshner i cili nderroi jete nje jave me pare ne moshen 60-vjecare nga nje atak ne zemer.

Nestor nuk ishte vetem paraardhesi i saj ne detyre dhe ndoshta edhe presidenti i ardhshem i vendit pasi kishte vendosur te kandidonte ne zgjedhjet e ardhshme ne tetor por ishte pervecse bashkeshort edhe mentori politik i Kristines dhe njeriu me i besuar. Tani zonja Presidente e nje prej shteteve me te medha dhe me te fuqishme te Amerikes Latine duhet qe te tregoje se sa e zonja eshte ne te vertete dhe se gjate ketyre viteve ne krye te presidences nuk ka qene thjesht nje kukull ne duart e bashkeshortit dhe rrethit te tij te pushtetit. Dhe ata qe mendojne se ajo ishte thjesht nje kukull nuk jane te pakte dhe ne kete moment dhe ne keto rrethana do ta sulmojne ashper Kristinen. Nestor Kirshner vdiq te merkuren e kaluar dhe Kristina u kthye ne pune te henen pra vetem pas 4 ditesh zie. Qe ne momentin e pare ka pasur shume pune neper duar dekrete dhe vendime per te marre.

Ne fjalimin e saj te pare publik pas vdekjes Kristina deklaroi Ky eshte momenti im me i dhimbshem por jo me i veshtiri dhe e di gjithashtu se kam me vete gjithe popullin.

Me lot ne sy ajo u betua se do te vazhdonte qe te nderonte kujtimin e bashkeshortit te saj per kohen qe i kishte mbetur ne detyre. Fjalimi i saj i transmetuar ne televizion ishte i shkurter dhe nese argjentinasit do te donin me shume prej saj ne keto momente atehere ata mund te kene mbetur te zhgenjyer. Nestor Kirshner ishte pikeprerja e pushtetit me te madh ne vend dhe njeriu qe vendoste me te vertete ne qeveri. Me vdekjen e tij sistemi i qeverisjes ne Argjentine ka ndryshuar ne menyre dramatike. Ky eshte mendimi i shume politikaneve qe merren me ceshtjet e qeverisjes se vendit. Tashme sipas tyre ky sistem eshte me i dobet se cka qene gjate 7 viteve te fundit. Eumlshte nje sistem pushteti ne te cilin ka pak pushtet. Sipas tyre Presidentja e vendit duhet te jete e ndergjegjshme per nje gje te tille dhe si pasoje te ndjeke nje politike pajtimi dhe ulje tensionesh ne vend te politikes se konfrontimit dhe polarizimit me opoziten. Perndryshe qeveria do te hyje ne nje krize te thelle. Grupi me i madh opozitar ne vend i ka bere thirrje Presidentes se vendit qe te reflektoje ne kete moment historik per te ulur nivelin e konfrontimit.

Nestor Kirshner thjesht nuk u fliste atyre te cileve ai nuk e gjykonte se u duhej folur perfshi ketu edhe median opoziten dhe madje edhe politikanet e huaj. Ne nje vend ku media eshte e polarizuar dhe per shkak se as Nestor as Kristina nuk jepnin intervista ishte gjithmone e veshtire qe te kuptoje se cfare ndodh ne prapaskene dhe cili eshte personi qe ne te vertete i merr vendimet ne presidencen e vendit ish-presidenti apo Presidentja Shume kundershtare dhe disa mbeshtetes madje kane deklaruar se ajo ishte nje kukull ne duart e Nestorit nje gjetje per te mbajtur presidencen ne duar te sigurta sa ti vinte serish radha Nestorit per tu zgjedhur sipas Kushtetutes edhe njehere president. Kritiket kane bere vazhdimisht edhe pyetjen se sa ministra jane caktuar me rekomandimin e Nestorit dhe sa kane qene te caktuar nga e shoqja e tij. Gjithashtu nuk dihet se cila eshte shkalla reale e mbeshtetjes qe Kristina ka nga Partia Peroniste dhe sindikatat e vendit kur dihet se ato e kishin mire vetem me te shoqin dhe jo me te. Ka shume pyetje qe do te ngrihen para Kristines tani qe ajo eshte e vetme dhe pa bashkeshortin e saj ne krah dhe jane pyetje te cilave ajo me patjeter duhet qe tu jape pergjigje gjate diteve dhe javeve te ardhshme. Argjentina eshte nje shoqeri e dominuar nga meshkujt dhe nje pjese e madhe e argjentinasve ende nuk e beson se nje grua mund te arrije ne nje pozicion te tille vetem fale aftesive te saja personale pa mbeshtetjen e bashkeshortit.

Gruaja e fundit qe qeverisi Argjentinen ishte Isabel Peron e cila e mori pushtetin pas vdekjes se te shoqit Presidentit Juan Domingo Peron qe vdiq ne vitin 1974. Ajo ishte nje grua e dobet dhe e manipulueshme e cila doli nga kaosi qe pasoi nje qeveri ushtarake shume brutale dhe qe vrau e syrgjynosi mijera vete. Sot sigurisht qe situata ne Argjentine eshte shume me ndryshe. Por boshlleku qe ka lene Nestori eshte per momentin i mbushur me dyshime dhe paqartesi. Ne keto rrethana Kristina eshte nen nje presion shume te madh per te dale nga hija e te shoqit dhe per te provuar se ajo eshte e pavarur dhe e zonja tia dale mbane edhe vete.
Argjentina i la Kristines shume pak kohe per te mbajtur zi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›