“Pa liri të medies ska demokraci”
05/11/2009 Presidenti Topi
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shqetësuar për pozitat e medies në shoqëri, gjatë pjesëmarrjes në konferencën e tretë për medien në Evropën Juglindore, tha se institucionet shqiptare duhet të alarmohen. Kreu i shtetit shqiptar foli për rëndësinë dhe rolin e medies në funksion të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, por nuk u kursye aspak në fjalimin e tij kur pranoi se ajo punon nën presionin e politikës. “Prej vitesh na shoqëron një fenomen, ku grupe politikanësh, parti politike, institucione të caktuara tentojnë të shtrijnë një influencë jo normale mbi mediet. Janë një pjesë e politikës, pjesë e një eksperience me të mirat dhe me aspektet negative, por ky është momenti për një reflektim të thellë. Presionet politike, por jo vetëm ato, fatkeqësisht janë ende të pranishme në skenën e medias shqiptare”, - theksoi Topi në fjalën e tij. Në fakt, fjalën e tij kreu i shtetit e hapi me një citim të fjalimit të ish-presidentit amerikan Franklin Ruzvelt në janar të vitit 1941 për lirinë e medias. “…Në ditët e ardhshme, të cilat ne do të përpiqemi ti bëjmë të sigurta, do të mundohemi të krijojmë një botë të bazuar mbi katër liri thelbësore njerëzore. E para është liria e shprehjes dhe e fjalës...”, - theksoi presidenti. Duke iu referuar legjislacionit aktual, ai shprehu domosdoshmërinë e reformimin e mëtejshëm të ligjit. “Legjislacioni ynë aktual për medien garanton mjaftueshëm të drejta themelore, si liria e shprehjes dhe informacionit. Megjithatë, nevoja për reformë edhe në këtë fushë të ligjit është e nevojshme. Raportprogresi më i fundit i Bashkimit Europian nënvizon se …Përpjekje më të mëdha duhen bërë për të miratuar ligje kyçe për transmetimin, mospenalizimin e shpifjes, informacionin publik dhe transparencën e pronësisë së medies…”, - vijoi Topi. Ai tha se për tiu përshtatur sfidave të kohës edhe në këtë fushë, harmonizimi i legjislacionit tonë me atë të BE-së mbetet një detyrë shtëpie e rëndësishme.