Rrezikojnë dëshmpërblimin 48 ish-të përndjekur politikë
05/11/2009 U gjenden mangësi në dokumentacion. Sekretarja e shoqatës: Ende kohë për plotësimet
VEPROR HASANI
KORÇE- 48 persona nga ish-të përndjekurit politikë që plotësuan dokumentacionin për të përfituar dëmshpërblimin financiar u kanë rezultuar dokumentacionet me mangësi, çka do të thotë se ata nuk mund të jenë përfitues, nëse nuk plotësojnë dokumentet e munguara. Emrat e tyre janë bërë të ditur dhe përmes organeve të shtypit, por me sa duket, shumë prej tyre nuk kanë mundur te vihen në dijeni. Nga shoqata e ish-të përndjekurve politikë është ngritur shqetësimi se kjo pjesë e ish- të përndjekurve, ndoshta edhe për arsye të ndryshme, nuk ka mundur të informohet, ndërsa presin që të tërheqin paratë e tyre në bankë. Megjithatë, lista e personave me mangësi në dokumentacion gjendet dhe në shoqatën e ish- të përndjekurve politikë, ku të interesuarit mund të paraqiten atje për të mësuar mbi ecurinë e dokumenteve të tyre. Veçanërisht këtë gjë duhet ta bëjnë të gjithë ata që po konstatojnë se paratë e tyre po vonohen. Megjithatë, ende nuk është vonë për plotësimin e dokumentit të munguar, çka do t’u mundësonte atyre tërheqjen e shumës monetare pranë bankave brenda këtij viti.
Shqetësimi
Shqetësimi në fjalë është bërë prezent nga sekretarja e shoqatës së ish- të përndjekurve politikë për rrethin e Korçës, Shpresa Merdani, e cila ka bërë të ditur sesi ish- të përndjekur mund të informohen për mungesën ose jo në dokumentacionin e tyre, cili prej dokumenteve u mungon dhe gjithçka tjetër në lidhje me këtë problem. Sipas Merdanit, shqetësimi ka nisur të bëhet real, pasi ndërsa në listë po shtohet numri i ish-të përndjekurve politikë që do të përfitojnë dëmshpërblimin financiar, 48 prej tyre po qëndrojnë në vend, pasi nuk kanë dorëzuar të plota dokumentet që kërkohen nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financës. Emrat e tyre janë publikuar edhe në shtypin e përditshëm, por me sa duket, arsyeton Merdani, 48 ish -të përndjekur politikë nuk kanë mundur të informohen. Do të ishte mirë që kjo kategori e ish -të përndjekurve të paraqitej pranë shoqatës, me qëllim për të marrë informacionin e nevojshëm, pasi ne mund t’i ofrojmë çdonjërit prej tyre informacionin e nevojshëm
Dokumentacioni i munguar
Sipas sekretares së shoqatës të të ish-përndjekurve politikë, Shpresa Merdani, dokumentacioni i munguar, mund të sigurohet shumë shpejt dhe në të njëjtën kohë mund të dërgohet në ministrinë përkatëse. Ne jemi në dijeni që dikujt i mungon certifikata personale, dikujt numri i llogarisë, një tjetri certifikata e trungut familjar apo mangësi të tjera të kësaj natyre, për të cilat ekziston mundësia të dorëzohen në kohë dhe që brenda këtij vit të mundnin për të tërhequr dëmshpërblimin e tyre. Mjaft prej ish-të përndjekurve politikë, sqaroi Merdani, kanë përfituar dëmshpërblimin e tyre, ndërsa tashmë lista e përfituesve është shtuar edhe me 60 të tjerë. Në rrethin e Korçës numërohen rreth 1000 ish-të përndjekur ku pjesa me e madhe e tyre ka përfituar nga dëmshpërblimet, ndërsa 48 anëtarë të shoqatës tonë tashmë janë kthyer në shqetësim për ne, pasi nuk jemi të sigurt nëse po bëjnë përpjekje për plotësimin e dokumenteve të munguara.