E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis kërkimi për naftë në Durrës

05/11/2009  Firmos kompania zvicerane

Nëntoka e Durrësit është përfshirë në një nga ekspeditat më të ethshme për gjetjen e gjurmëve dhe liqeneve naftëmbajtës. Kompania zvicerane Manas Petrolium ka paraqitur një raport pak kohë më parë në Agjensinë Kombëtare të Burimeve Natyrore lidhur me gjurmët e regjistruara në terren. Në shtatorin e këtij viti palët kanë nënshtruar marrëveshjen lidhur me finalizimin e financimit të projektit për kërkime nafte në disa zona. Kompania Manas Petrolium ka tashmë kontratën e nënshkruar për ndarjen e prodhimit prej 6 blloqesh. Fillimisht kishte katër blloqe naftëmbajtës, të cilën më parë e kishin kompanitë e huaja Shell Oil dhe Corporex. Të dy kompanitë shpenzuar rreth 25 milionë USD për kërkime e shpime dhe u tërhoqën gjatë rrëmujave të vitit 1997. Zviceranët kanë fituar të drejtën për kërkime nafte në zonën A,B,C,D me një sipërfaqe kërkimi të përgjithshme prej 3 mijë km2. Fillimisht këtë të drejtë kërkimi nafte e kishin dy kompanitë hollandeze Shell Oil dhe Corporex por pas vitit 2008 në terren ka nisur të operojë Manas Petrolium. Zona A dhe zona B gjendet në hapësirën nga Shkodra deri në Kavajë duke përfshirë në këtë hartë edhe Gjiun e Lezhës dhe atë të Durrësit. Damari tjetër i kërkimeve ka nisur në zonën nga Tirana deri në Papër të Elbasanit dhe së bashku me pjesën tjetër përgjatë bregdetit zë hapësirën më të konsideruar të projektit. Plot 7 milion dollarë ka shpenzuar në dy vite kompania zvicerane gjatë projekteve kërkimore. Kompania ndërkombëtare e kërkimeve për gaz dhe naftë është e përqendruar në Evropën Juglindore, Azinë Qendrore dhe në Amerikën e Jugut. Pilotat e sondave të makinerive të kompanisë kanë rënë në gjurmët e damarëve të fuqishëm të naftës në nëntokën e Durrësit duke e bërë gjirin shumë premtues për të ardhmen. Fusha naftëmbajtëse në vendin tonë sipas studimeve dhe rezultateve të kërkimeve nga zviceranët mësohet se ka një kapacitet deri në 2 miliard fuçi naftë, ndër më ta pasurat në Evropë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›