E Diel, 1 Nëntor 2026

Nafta, çmimi shkon në 62 dollarë

Çmimi i naftës ka rënë sër
ish në një nivel shumë të
ulët për këto 17 muaj të
fundit kur kapi majat dhe
aktualisht, në tregun ndërkombëtar,
një fuçi kushton 62 dollarë.
Situata e turbullt dhe aspak
pesimiste në ekonominë
botërore ka pasur një ndikim më
të madh në treg se vetë marrëveshja
e OPEC-ut për të ndryshuar
sasinë e nxjerrjes së naftës
me një shtim prej 1.5 milionë
fuçish në ditë. Sipas disa analistëve,
ajo ç‘ka ka bërë OPEC-u
është konstruktive, por për momentin
nuk ishte veprimi më
efikas. Tregtarët e naftës po prisnin
për shenja të OPEC-ut për të
zbatuar reduktimin e tyre. Guvernatori
i OPEC-ut, Ali Khatibi,
u shpreh se grupi do ta ndërpriste
prodhimin në rast se tregu
nuk do të stabilizohej. Çmimi i
naftës është pothuajse ulur dyfish
që nga çmimi rekord që arriti
në korrik, kur një fuçi ishte
147 dollarë. Kërkesa ka rënë që
kur Shtetet e Bashkuara, vendi që
kryeson në shpenzimin e karburanteve
dhe vende të tjera të
zhvilluara industriale, u përfshinë
në krizën financiare më të
rëndë të 80 viteve të fundit.
Ndërkohë kërkesa për karburante
dhe naftë, veçanërisht
është rritur në vendet në zhvillim.
Kështu për shembull, në
Kinë, kërkesa është rritur me 2%
në shtator, çka përbën edhe
rritjen më të ngadaltë që nga shtatori.
Investuesit në të gjithë
botën janë munduar që të gjejnë
një strehë nga rrëmuja dhe kaosi
financiar që ka shkaktuar humbje
të mëdha në tregjet e aksioneve
dhe mallrat. Volumi i kontraktimeve
në fushën energjetike,
metaleve, drithërave dhe
mallrave të tjera ndodhet në
pikën më të ulët që nga maji i vitit
2006. Ndërkohë, në botë, tregjet
financiare kanë vazhduar të bien
e të jenë të paqëndrueshme. Dje,
kryesisht të prekura kanë qenë
tregjet e Evropës dhe Azisë,
ndërkohë që Wall Street ka pasur
një ditë më pak të vështirë.
Ndërkohë në Evropë, Fondi Monetar
Ndërkombëtar ka shprehur
gatishmërinë për të ndihmuar në
situatën e vështirë financiare
Ukrainën dhe Hungarinë. Fondi
do t‘i ofrojë 16.5 miliardë dollarë
kredi Ukrainës dhe gjithashtu një
shifër të madhe, por ende të pacaktuar
Hungarisë. Forinta hungareze
ka pësuar një rënie shumë
të madhe ndaj euros që prej disa
kohësh dhe ekonomia e vendit të
Evropës Qendrore është në vështirësi.
Por programi i FMN-së do
të ofrojë një bazë të mirë financiare
për bankat për të shtuar besimin
te to.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›