Ndoka: Gjykata më shpalli kryetar të PDK-së
Çështja që mban emrin PDK vazhdon të mbetet në sirtarët e gjykatës. Megjithëse Nard Ndoka dhe Anton Gurakuqi vetëshpallen kryetarë të PDK-së, gjykata ende nuk ka marrë një vendim të formës së prerë. Çështja është pushuar dhe padia ndaj Gurakuqit nuk është shqyrtuar ende. Nga ana tjetër, ish-ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, pohoi se është kryetari legjitim i PDK-së dhe se vendimi i gjykatës është një procedurë normale burokratike, e cila do të gjejë zgjidhje në ditët në vijim. Përplasja brenda demokristianëve nxori jashtë kabinetit qeveritar Nard Ndokën, duke lënë si pjesë të qeverisë Zef Bushatin dhe Anton Gurakuqin.