E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur Ushtria e Kuqe përdhunonte gratë gjermane

Marrëdhëniet mes Rusisë nuk
kanë qenë shumë të mira që
nga konflikti i fundit në
Kaukaz, por ka gjasa që ato
të përkeqësohen. Nuk bëhet fjalë më për
një luftë të disa muajve më parë, por për
atë të fundit, që përfshiu gjithë botën. Një
film i ri, i cili do të shfaqet shumë shpejt në
Gjermani, do t‘i detyrojë të dyja vendet që
të rishikojnë pjesë të historisë së tyre të
afërme, pjesë qëllimisht të harruara. Të
vërtetës së hidhur i ka ardhur koha të dalë
në dritë të diellit. Filmi quhet "Një grua në
Berlin" dhe bazohet në ditarin e gazetares
gjermane, Marta Hillers, ku përshkruhet
tmerri që shkaktuan rusët kur hynë në
Berlin në prill - maj të vitit 1945. Marta është
një nga 2 milionë gratë gjermane që u
përdhunuan prej ushtarëve të Ushtrisë së
Kuqe, madje në rastin e saj, si edhe në
shumë raste të tjera, përdhunimet kanë
qenë rresht. Është një fakt i njohur nga
shumë historianë, por asnjë nga vendet
nuk është interesuar për përmasat e vërteta
të një krimi të tillë. Për Rusinë, një gjë e
tillë do të ndynte emrin e Ushtrisë së Kuqe,
që ka luftuar kaq shumë e ka vuajtur ferrin
gjatë viteve të luftës kundër Wermachtit.
Kurajoja dhe vuajtjet e rusëve të zakonshëm
në vitet e asaj që ata e quajnë Lufta
e Madhe Patriotike, është e pakundërshtueshme
dhe për çdo 5 ushtarë gjermanë
të vrarë në luftime në të gjithë Luftën II
Botërore, katër u vranë në Frontin Lindor.
Megjithatë, fakti që rusët fitimtarë të Ushtrisë
së Kuqe kryen përdhunime në masë
në Prusi dhe Gjermaninë Lindore, është i
papranueshëm nga shumë rusë sot. Kur
historiani Antony Beevor shkroi në lidhje
me këto histori në librin e tij: "Berlin: kapitullimi",
ambasadori rus në Londër,
Karasin, e akuzoi atë për një akt blasfemie,
duke thënë se ai libër ishte një akuzë e
padrejtë ndaj njerëzve që e shpëtuan
botën nga nazizmi. Në të njëjtën mënyrë
edhe gjermanët sot nuk duan që ngjarjet,
të cilat u kanë njollosur e poshtëruar nënat
dhe gjyshet, të dalin në dritë të diellit. Ky
film merr përsipër pikërisht një gjë të tillë.
Për shumë gra gjermane, kujtimi i asaj
ngjarjeje u ndrydh thellë në ndërgjegje
dhe ato kurrë nuk u folën për to njerëzve
më të afërm, madje as burrave që u kthyen nga fronti. Ky është një fakt i madh dhe
i pathënë i vitit 1945, që do të dalë në dritë
jo në librat e historisë, por në mesin e një
audience shumë më masive. Kujtimet e
dhimbshme të një abuzimi të madh seksual
janë gërmuar e nxjerrë në dritë në
formën e një filmi të paharrueshëm. Shumë
gjermanë janë të mendimit se nëse nuk do
të ishte ndërmarrë operacioni "Barbarosa",
pra pushtimi që i bëri Hitleri Bashkimit
Sovjetik, edhe krimet e rënda ndaj grave
gjermane nuk do të ishin kryer. Tre milionë
trupa gjermane kaluan kufirin sovjetik në
korrik të vitit 1941, në tentativë për të zhbërë
shtetin rus dhe në këtë ndërmarrje
janë kryer mizori të parrëfyera, të cilave në
mënyrë të ulët iu mor haku kur Ushtria e
Kuqe preku tokën gjermane. Siç ndodh
shpesh nëpër luftëra, sulmet më të rënda
u bënë ndaj grave dhe vajzave të pambrojtura,
madje jo vetëm ndaj të rejave, por
edhe ndaj gjysheve e grave të moçme, të
cilat duhet të paguanin për krimet e kryera
nga nazistët ndaj rusëve. Një pjesë e madhe
e grave abortuan, ose u sëmurën rëndë
nga sifilizi, ndërsa një pjesë e madhe e fëmijëve
që lindën, u braktisën pa mëshirë. Në
librin e tij të ri, "Lufta e Dytë Botërore: pas
dyerve të mbyllura", historiani Laurence
Rees thekson se edhe pse përdhunimi konsiderohej
krim në Ushtrinë e Kuqe, në fakt
Stalini e konsideronte mënyrë shpërblimi
për ushtarët e ushtrisë. Stalini thoshte që
njerëzit duhet ta kuptojnë dhe falin një
ushtar që ka ecur mijëra kilometra përmes
gjakut, borës dhe zjarrit, kur ai dëfrehet me
një femër. Në një rast tjetër, kur atij i thanë
se tmerret e përdhunimeve të Ushtrisë së
Kuqe kishin rënë me pa të drejtë mbi gratë
e pambrojtura, Stalini ishte përgjigjur: "Ne
u bëjmë shumë moral ushtarëve tanë. Le
t‘i lemë ndonjëherë që ta marrin iniciativën
vetë". Ndërkohë që Stalini e dënonte
përdhunimin, duke e konsideruar si një
mjet luftarak, shefi i tij i policisë, Lavrentin
Beria, ishte një përdhunues serial. Një diplomat
amerikan, truproje e Berias, dhe aktorja
ruse, Tatiana Okunevskaja, ishin
dëshmitarë të metodave të tij të grabitjes
së grave nëpër rrugë dhe dërgimit të tyre
përmes limuzinës drejt e në shtratin e shefit
të madh të policisë. Mbi 100 vajza shkolle
dhe gra të reja u droguan dhe u
përdhunuan nga njeriu që drejtonte
NKVD, paraardhësja e KGB-së. Kjo shpjegon
më së miri faktin që nëse raportet për
përdhunime të ushtarëve të Ushtrisë së
Kuqe do të shkonin në zyrat e NKVD-së,
ato nuk do të merreshin në konsideratë,
sepse shefi ishte mjeshtri i zanatit.
Përdhunimi i femrave të Berlinit, nga
mosha 13 deri në 70 vjeç, ishte i
tmerrshëm. Në një incident të dhimbshëm,
një avokat berlinez, që kishte mbrojtur
gruan e tij hebreje nga persekutimi
nazist, u qëllua ndërsa tentonte ta mbronte atë, tashmë nga turma e uritur e
përdhunuesve rusë. Për Ushtrinë e Kuqe
ishte e pazakontë që të pranonte
përdhunimin në letrat që ushtarët nisnin
në shtëpitë e tyre. Kjo është një nga arsyet
që filmi i fundit gjerman mund të tronditë
shumë ndjeshmërinë patriotike ruse. Në
të njëjtën mënyrë u përdhunuan edhe
gratë e Drezdënit, qytet që u rrafshua nga
aleatët. Përveç rreth 2 milionë përdhunimeve
në Gjermani numërohen edhe 70
mijë në Vjenë dhe rreth 50 mijë në Hungari,
mijëra të tjera në Rumani e Bullgari,
të cilat kishin qenë pro nazizmit, por edhe
në Poloni, Çekosllovaki dhe Jugosllavi,
vende që kishin qenë kundër nazizmit. Në
këtë batërdi, një rol të madh luajti vodka
që konsumohej në shumicë, por kryesore
ishte urrejtja dhe dhuna, si dhe sensi gjakftohtë
i një të ardhmeje pa rrugëdalje.
"Është shumë e qartë që nëse nuk i trembim
gjermanët për vdekje tani, ata do të
ngrenë kokë sërish në të ardhme", thoshte
një oficer rus. Përdhunimi shpesh shoqërohej
nga tortura dhe zakonisht viktimat
qëlloheshin me plumb kokës. Thuajse
gjithmonë njerëzit e shtëpisë, veçanërisht
burrat, detyroheshin të shihnin
përdhunimin e grave të tyre dhe kjo bëhej
për t‘i poshtëruar deri në kulm dhe për t‘i
rrënuar shpirtërisht. Mirëpo në thelb të
gjithë kësaj kasaphane ishte sjellja e ushtarëve
gjermanë në Rusi gjatë tentativës
për pushtimin e vendit. Por, sigurisht që
nuk ishte vetëm ky shkaku, pasi nuk ka si
të shpjegohet ndryshe fakti që ndër viktimat
ishin edhe femrat e vendeve antifashiste.
Për të kërkuar arsye të tjera,
ndoshta duhet të gërmosh në errësirën e
psikikës mashkullore. Megjithatë, pa dyshim,
4 vitet e rënda të rusëve gjatë një
konflikti brutal ishin ndër shkaqet kryesore
të dhunës pa kufi ndaj femrave. Dhe
sapo rusëve iu dha një shans i tillë, ata ua
rikthyen grave gjermane gjithë egërsinë
që mbanin përbrenda. Lufta sovjetikogjermane
zgjati 1418 ditë pa ndërprerje
dhe është e pakrahasueshme për nga kohëzgjatja
dhe monstruoziteti. "Ajo eliminoi
mëshirën, braktisi çdo lloj përmbajtjeje
dhe rrëzoi çdo lloj rregulli e ligji", shkruan
John Erickson, një historian i famshëm
amerikan. Gjermanët kishin plan për të
zhdukur apo deportuar rreth 50 milionë
sllavë që i konsideronin si "qenie nënnjerëzore".
Sapo gjermanët bënë hapin e parë
të pushtimit, nisën paralelisht edhe planin
e tyre çnjerëzor për të arritur objektivin. Në
fund ishin vrarë e masakruar 27 milionë
qytetarë. Lufta e shfarosjes e Hitlerit (Vernichtungskampf
) kundër sllavëve u
shndërrua në Rassenkampf (luftë e zhdukjes
racore) kundër hebrenjve dhe komunistëve.
Sigurisht që ajo që u bënë nazistët
rusëve dhe popujve sllavë ishte e
paimagjinueshme. Në Rusinë e jugut,
Ukrainë, Poloni dhe vendet balltike popullsia
e fshatrave dhe qyteteve u ekzekutua
në mënyrë masive, madje njerëzit para se
të vriteshin urdhëroheshin t‘i gërmonin
vetë varret e tyre. Rreth 1.5 milionë njerëz
të pafajshëm mendohet se u zhdukën në
këtë mënyrë, pa folur për kampet e
përqendrimit e dhomat me gaz. Një tmerr
i vërtetë ka qenë beteja e Leningradit.
Përgjatë 900 ditëve të rrethimit të tij, gjëja
më e zakonshme që mund të gjeje në rrugë
ishin kufomat njerëzore. Kësisoj, kur
rusëve u erdhën gjermanët në dorë, nuk
kursyen asgjë dhe në mënyrën më kafshërore
të mundshme. Fakti që gratë gjermane
ishin të pafajshme për atë që kishin
bërë burrat, nuk përbënte asnjë justifikim
për ushtarët rusë që kishin humbur 13 milionë
trupa nga gjermanët. Po për hyrjen e
forcave aleate në Gjermani a ka ndonjë
provë për përdhunime? Sigurisht që pati
raporte për raste përdhunimesh, por ato u
dënuan me rreptësinë më të madhe dhe
sipas ligjeve. Sot Gjermania është një
demokraci model. Shpirti i saj agresiv, nga
i cili zunë fill 5 luftëra në 75 vitet pas vitit
1864, u godit përfundimisht në Luftën II
Botërore. Nëse do të shihet si duhet, filmi
mund të përbëjë një pikë faljeje dhe pajtimi
mes vendeve, duke qenë se si Rusia,
ashtu edhe Gjermania, kryen krime dhe
pësuan në civilët respektivë. Sigurisht që
reagimet e para mund të jenë të dhimbshme
dhe kundërshtuese, por filmi "Një grua nga
Berlini", mbi të gjitha, është një film që bën
thirrje për mospërsëritjen e skenave tragjike
e çnjerëzore të historisë së njerëzimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›