E Shtunë, 31 Tetor 2026

Astrologët: Ja parashikimi i 2009 për Shqipërinë

Edhe astrologët parashikojnë që 2009 nuk do të jetë një vit i lehtë për Shqipërinë. Astrologia e famshme libaneze parashikon për Shqipërinë një vit të vështirë me skandale politike dhe ekonomike. Farah beson se këtë vit mund të gjendet një zgjidhje për konfliktin Izraelito- Palestinez. 

TIRANE-  Yjet nuk duken të mbara për Shqipërinë për këtë vit që sapo hymë. Astrologia e famshme libaneze Magui Farah parashikon një vit të vështirë për Shqipërinë duke e listuar atë mes mes shteteve të cilat këtë vit do të përfshihen nga skandalet ekonomike dhe politike.

Astrologia, e cila mbështet parashikimet e saj në kalkulimet matematikore, dhe në yje, ka nxjerrë në shitje librin e saj të fundit në shtetin e Qatarit ( Ai shtrihet në një gadishull në gjirin Persik në kufi me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ka për kryeqytet Doha)

Astrologia nga Libani Magui Farag përfshin Shqipërinë mes shteteve si SHBA, Anglia, Franca, Arabia Saudite, ish-Jugosllavia, Bullgaria, Meksika, Siria dhe Brazili, të cilat sic thotë ajo do të përballen me skandale politike dhe ekonomike.

Astrologia e njohur nga Libani, Magui Farag thotë se ky vit do të jetë i vështirë për të gjithë botën. “Pritet të jetë një vit i konflikteve, ku cështje kryesore si paqja, siguria dhe ekonomia mund jenë cështje dite”- thotë ajo për gazetën Gulf Times (gazeta më e shitur në gjuhën anglisht në Qatar).

”Shumë liderë botërorë do të përballen me sfida këtë vit, të cilat do t'i detyrojnë ato të pranojnë gabimet dhe të bëjnë disa amendamente.

“Përvec ndryshimeve në politikën e jashtme, aleanca të reja të marrëdhënieve strategjike dhe ekonomike do të zhvillohen mes shteteve” thotë ajo.

Farah gjithashtu parashikon një rritje të radikalizmit, ku do të shfaqen edhe grupe të reja terroriste. Ajo parashikon vrasje dhe grusht shteti.

Farag parashikon se “Kina mund të përballet me një luftë civile e cila mund të kërcënojë paqen në botë” ndërsa mbyll parashikimin e saj për 2009-tën me besimin se në Lindjen e Mesme mund të gjendet një zgjidhje për konfliktin Izraelito- Palestinez.
(s.g/Gulf Times online/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›