E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pa viza ne BE. Te drejtat e detyrimet ne “Shengen”

Procesi i liberalizimit të vizave mes Shqipërisë dhe vendeve të “Shengen” nuk është vetëm një vendim me të drejta, por dhe me detyrime të shumta.Vetem nje dite para hyrjes ne fuqi te ketij vendimi qytetaret shqiptare duhet te jene ne dijeni te plote te disa detyrimeve dhe sanksioneve ne rsat te shkeljes se kodit shengen. Qytetarëve shqiptarë do t’u kërkohet që të zbatojnë disa kërkesa dhe rregulla, jo vetëm gjatë hyrjes në vendet e BE-së, por edhe gjatë qëndrimit.

• Pa viza në BE. Berisha: Jo krim shqiptar në Europë

Rregullat e reja do të vlejnë vetëm për ata që udhëtojnë për turizëm, biznes, me ftesë të dikujt ose për studime, maksimumi për një periudhë tre-mujore. Me liberalizimin e vizave, shqiptarët do të mund të lëvizin në hapësirën e Shengenit, që praktikisht janë të gjitha vendet e Bashkimit Europian, me përjashtim të Britanisë së Madhe dhe Irlandës, ndersa do te mund te levizin edhe në Zvicër, Norvegji dhe Islandë, maksimumi, për 90 ditë nga data e hyrjes, brenda një periudhe prej 180 ditësh.

Ata që udhëtojnë lirisht në vendet e zonës Shengen me pasaportë biometrike nuk duhet të dëshmojnë kushte të veçanta financiare ose administrative, megjithatë duhet te kuptohet që mbeten në fuqi të gjitha rregullat standard për ardhjen e qytetarëve të vendeve të treta. Pra mund të ndodhë që me mberritjen në kufi mund të kërkohet që të dëshmohet shuma e parashikuar për shpenzimet e udhëtimit ose mund të kërkohet që të tregohet saktë qendrimi ose vendndodhja e vendbanimit.

Nuk duhet harruar që këto rregulla të reja do të vlejnë vetëm për të udhëtuar për periudha të shkurtra, ato nuk japin mundësinë për të qëndruar më shumë se tre muaj ose për të gjetur punë. Për këtë duhet paraqitur kërkesa për një vizë afatgjatë pranë Ambasadës ose Konsullatës së vendit të zonës Shengen ku dëshirohet të shkohet.

Për një kategori shkeljesh të rregullave të qëndrimit, shtetet anëtarë të BE-së aplikojnë masa administrative gjobe, të cilat shkojnë deri në 3000 euro. Në rast se këto shuma nuk paguhen, atëherë personi i gjobitur nuk do lejohet të hyjë në atë vend, që i ka vendosur gjobën, deri sa ta paguajë atë me gjithë kamatë vonesën ndersa penalizimet ndalojne dhe hyrjen ne vendet e Bashkimit Europian per nje periudhe 5 vjecare.

Julian Kasapi
Azhornuar se fundi ( e merkure , 15 dhjetor 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›