E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Berisha prezanton zëdhënësen e re

Kryeministri Berisha ka prezantuar sot para mediave zëdhënësen e re të PD-së. Përmes një konference për shtyp, kreu i PD-së ka njoftuar se zëdhënësja e re e PD-së do të jetë Silvi Bardhi.

Sipas Berishës, Bardhi do të zërë vendin e Albana Mustafarajt, e cila largohet nga detyra për arsye personale.

Albana ka qënë një zë qytetar i besueshëm dhe ka paraqitur para shqiptarëve qëndrimet e forcës politike, qëndrimet e PD-së. Albana pati shansin e madh të jetë zëri i PD-së në një nga betejat më të rëndësishme në 20 vitet e fundit, betejën për ndryshimin e Tiranës ndërkohë që gjatë fushatës ishte një zë sigurues për të gjithë mbështetësit dhe votuesit e PD-së, tha Berisha.  / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›