E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mlladic per here te pare perpara Gjykates se Hages

Pas 16 vjetesh ne arrati ish komandanti ushtarak i serbeve te Bosnjes Ratko Mlladic doli sot per here te pare perpara Gjykates se OKB-se per krimet e luftes per tju pergjigjur akuzave per gjenocid gjate luftes ne Bosnje.

Mlladici ishte dikur nje figure arrogante dhe frikesuese por tani tani duket se eshte i semure dhe avokati i tij i emeruar nga gjykata tha se klienti i tij prej vitesh nuk ka marre kujdesin e duhur shendetesor.

Ai tha se Mlladici e kaloi naten e se enjtes ne nje spital te burgut por gjykata u pergjigj se kjo ishte dicka rutine per personat e akuzuar. Mbi Mlladicin rendojne 11 akuza per krime lufte dhe per krime kunder njerezimit perfshire gjenocidin.

Ne seancen e sotme Mlladici identifikoi veten dhe iu pergjigj pyetjeve rreth shendetit te tij. Ai refuzoi te pranonte ose jo fajesi rreth akuzave ku thuhet se si komandant i ushtrise ai orkestroi nje fushate krimesh me te rendat ne kete konflikt qe u mori jeten 100 mije njerezve.

Ai i deklaroi kryegjykatesit holandez Alfons Orie se ishte i semure rende por mund te jepte hollesi rreth shendetit te tij me kusht qe ato te mos degjoheshin ne publik.

Mlladici me sa duket nuk ishte ne gjendje te perdorte krahun e tij te djathte.

Rojet e gjyqit e ndihmuan per tu ngritur si dhe per te vendosur kufjet ne vesh ne menyre qe te mund te degjonte perkthimin ne serbisht.

Te folurit e tij ishte i ngadalte dhe here-here i pakuptueshem.

Pas arrestimit te Mlladicit dy jave me pare familja e tij tha se ai kishte patur dy here hemoragji cerebrale gjate kohes qe ishte ne arrati.

Megjithate Mlladici nuk e kishte humbur menyren e vrazhde te te folurit ashtu si ne kohen kur komandonte forcat e serbeve te Bosnjes te cilat akuzohen per krime te padegjuara gjate luftes.

Mlladici pershendeti ne stilin ushtarak me doren e majte dhe i deklaroi kryegjyqtarit se nuk donte qe ne gjykate te lexohej as edhe nje fjali nga akuzat kunder tij.

I pyetur nese deshironte te pranonte ose jo fajesine Mlladici u pergjigj se nuk donte tu pergjigjej akuzave te peshtira dhe monstruoze.

Kryegjykatesi planifikoi nje seance tjeter per 4 korrik. Nese Mlladici perseri refuzon te pranoje ose jo fajesi per te 11 akuzat qe pershijne gjenocid dhe krime kunder njerezimit atehere gjykatesit do ta marrin kete si nje deklarate se i akuzuari e quan veten jo fajtor dhe pas kesaj do te fillojne pergatitjet per gjyqin i cili pritet te zgjase me vite.

Dalja e pare publike e Mlladicit qe pas arrestimit u transmetua drejtperdrejt ne Serbi ku njerezit pergjithesisht dukeshin indiferente por nje pjese ishin kureshtare per te pare se cpamje kishte ai pas kaq shume vitesh arrati.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›