Pacientët do të flasin vetëm me një mjek
Urdhri
çdo pacient, i cili kurohet në një nga spitalet e vendit, do të komunikojë për gjendjen e tij shëndetësore vetëm me mjekun që e kuron, ose me shefin e shërbimit. Ky është urdhri i fundit lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë. “Komunikimi me të sëmurin që mjekohet në spital apo familjarët e tij, në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, do të bëhet vetëm nga mjeku kurues apo shefi i shërbimit”, thuhet në urdhër. Sipas rregullit të ri, gjithë personeli tjetër mjekësor, për probleme që lidhen me gjendjen shëndetësore të të sëmurit, do të komunikojë vetëm me mjekun kurues, shefin e shërbimit ose në mbledhjen e stafit.
Për moszbatim të këtij urdhri, të merren masa administrative deri në pushim nga puna.
#