E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji për tubimet

Neni 5

Njoftimi i Policisë së Shtetit

1. Në rast tubimi në sheshe ose vendkalime publike, organizatori dhe drejtuesi janë të detyruar të njoftojnë me shkrim shefin e komisariatit të policisë jo më vonë se tri ditë para datës së zhvillimit të tubimit.
2. Njoftimi me shkrim duhet të përmbajë:
a) identitetin dhe adresën e drejtuesit dhe të organizatorit të tubimit
b) qëllimin e tubimit
c) datën, vendin, orën e fillimit dhe të përfundimit të tubimit dhe itinerarin e tij (nëse ka të tillë)
ç) numrin e përafërt të pjesëmarrësve dhe numrin e personave ndihmës në mbarëvajtjen e tubimit
d) personat që do të flasin në tubim
3. Në rast se njoftimi me shkrim nuk i përmban elementet e parashikuara në pikën 2 të këtij neni, ai i kthehet për plotësim organizatorit dhe drejtuesit të tubimit, të cilët duhet ta riparaqesin atë të plotësuar jo më vonë se 24 orë para kohës kur do të zhvillohet tubimi.

Neni 7

Tubimet urgjente

Kur ka rrethana urgjente, tubimi mund të zhvillohet pa respektuar afatin e parashikuar në nenin 5 të këtij ligji, po detyrimisht duhet të bëhet njoftimi me shkrim, i cili përmban elementet e përcaktuara në nenin 5, pika 2 të këtij ligji, si dhe arsyen e urgjencës. Njoftimi duhet të bëhet menjëherë, por jo më vonë se 3 orë përpara kohës së zhvillimit të tubimit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›