Pacientet e rretheve shkelin urdhrin e Ndokes
Sonila Isaku
Pacientet e rretheve vazhdojne te dynden dyerve te Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" edhe per nje vizite te thjeshte, megjithese, pak dite me pare, ministri i Shendetesise urdheroi qe keto vizita te ndalohen. Sipas tij, ekzaminime dhe trajtime ne QSUT duhet te marrin vetem rastet e renda dhe urgjencat, te cilat vijne nga rrethet me rekomandime te mjekeve. Po keshtu, edhe ata paciente te cilet nuk mund te marrin nje ekzaminim, i cili mungon ne spitalet rajonale apo ato te rretheve. E megjithese ky urdher ka pothuajse 5 dite qe ka dale, asnje nga pacientet e rretheve nuk e zbaton. Shefat e spitaleve te rretheve, edhe pse jane ne dijeni te ketij urdhri per zbatimin e sistemit te referimit, shpesh i drejtojne vete te semuret drejt spitalit terciar te Tiranes. Nderkohe qe mjeket e QSUT-se pohojne se kane nje mbingarkese te pavijoneve me te shtruar nga rrethet, te cilet nuk zbatojne sistemin e referimit.
Urdhri
Ministri i Shendetesise u ka kerkuar pak dite me pare drejtuesve te QSUT-se qe pacientet, te cilet do te trajtohen nga rrethet, do te jene vetem rastet urgjente. Sipas reformes te ndermarre nga Ministria e Shendetesise, parashikohet qe asnje nga pacientet nga rrethet, vec rasteve te vecanta, te perplaset drejt e ne QSUT. "Nje nga pikat kyce te reformes per fuqizimin e spitaleve te rretheve dhe ato rajonale eshte edhe ndalimi i fluksit te pacienteve nga rrethet. Eshte e papranueshme qe pacientet nga spitalet e rretheve te vijne dhe te marrin te njejtin sherbim si ne rrethe ashtu edhe ne Tirane", eshte shprehur ministri i Shendetesise, Nard Ndoka. Sipas tij, duhet qe QSUT te mos prese me paciente qe ne te njejten vizite mund ta marrin edhe ne spitalet e qyteteve te tyre apo edhe ato rajonale qe jane me te specializuar. Urgjencat dhe vizitat me rekomandim do te jene ato qe duhet te zhvillohen nga mjeket e QSUT-se, per pacientet e rretheve.
Shkelja
Urgjenca e kardiologjise eshte nje nga sherbimet ku te semuret drejtohen me shpesh pa asnje dokument, per te kerkuar ndihmen e shpejte. Por shpesh here ndodh qe edhe shefat e spitaleve te rretheve nuk e zbatojne sistemin e referimit te pacientit. Sipas mjekeve te urgjences se kardiologjise, pacientet perplasen dyerve te QSUT-se edhe thjesht per te bere nje vizite te mjeku specialist. Nderkohe edhe vete qytetaret e Tiranes nuk zbatojne sistemin e referimit, ku fillimisht duhet te kryejne vizitat te mjeket specialiste apo ata te familjes ne poliklinika dhe me pas keta te fundit t'i rekomandojne ne QSUT per trajtime dhe ekzaminime te tjera. "Eshte nje periudhe qe urgjenca eshte e mbingarkuar, eshte e mbipopulluar. Kjo eshte edhe si rezultat i shtimit te popullsise se Tiranes, e cila eshte e detyruar qe te vije ne urgjencen tone. Por, krahas kesaj, ka nje shtim te rasteve qe vijne nga rrethet, te cilet ne asnje menyre nuk e respektojne sistemin e referimit", pohon Edmond Zaimi, shefi i urgjences se kardiologjise, ne QSUT. Sipas tij, edhe pacientet e Tiranes duhet te zbatojne nje sistem referimi me ane te mjekeve te poliklinikave apo te qendrave shendetesore te lagjeve. Pacientet nga Lezha dhe Fieri, por edhe nga Durresi, Lushnja, Librazhdi apo Korca, jane ata qe kerkojne me shpesh ndihme ne kete urgjence, edhe pse mund te kurohen ne spitalet e rretheve.
Mjeket: "Koleget e rretheve shkelin urdhrin"
Mjeket e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" ankesat e para ua drejtojne kolegeve te tyre ne rrethe, pasi cdo rast ne gjendje te rende ua faturojne specialisteve te QSUT-se. Nderkohe qe keta paciente mund te trajtohen shume mire edhe ne spitalet rajonale. Por, nuk jane vetem pacientet ata qe shkelin kete urdher, por edhe shefat e sherbimeve dhe mjeket e rretheve, te cilet per rastet qe dergojne drejt QSUT-se si raste urgjente. "U bej thirrje edhe nje here te gjithe personelit, mjekeve dhe shefave te sherbimit ne spitalet rajonale te jene me te permbajtur me rastet qe i dergojne ne QSUT. Shpeshhere keto raste mund t'i trajtojne edhe ne pavijonet e tyre dhe jo te shtojne parashtesen apo prapashtesen urgjent te tyre", eshte shprehur Edmond Zaimi, shef i urgjences se kardiologjise, ne QSUT. Sipas tij, gjate ketij muaji pavijoni qe ai drejton eshte i mbingarkuar nga paciente te rretheve, te cilet nuk zbatojne sistemin e referimit, por pa asnje dokument perplasen dyerve te QSUT-se. Nderkohe qe, sipas urdhrit te ministrit te Shendetesise, keta paciente te cilesuar si raste urgjente duhet te jene te shoqeruar nga mjeket e rretheve. "Megjithese ekziston nje urdher i ministrit te Shendetesise per rastet urgjente nga spitalet rajonale, te cilet duhet te vijne ne Tirane te shoqeruar me mjeket perkates dhe ambulance, ky urdher nuk zbatohet. Pacientet vijne ose te derguar nga mjeket, ose me deshiren e tyre", pohon Zaimi. Por, problem tjeter eshte edhe shtimi i popullsise se Tiranes, e cila eshte e detyruar te shkoje ne kete urgjence per shkak te mungeses se spitalit rajonal.
"Mjeket e rretheve na dergojne ne Tirane"
Lulzimi, nga Patosi, pret prej dy ditesh te kryej nje sere ekzaminimesh ne pavijonet e QSUT-se. Meqenese ka qene i shtruar per 12 dite me radhe ne pavijonin e kardiologjise, problemet e dyta qe i jane shfaqur ka preferuar t'i konsultoje direkt me mjeket e Tiranes dhe jo ata te Fierit. Pacientet jane ata qe me shfaqjen e semundjes drejtohen per ne spitalin terciar te Tiranes, edhe per nje ekzaminim te thjeshte. Sipas tyre, sherbimi qe mund te marrin nga mjeket specialiste ne QSUT eshte shume here me i besuar se ai qe marrin nga mjeket e rretheve. Nderkohe, qe per ata qe e zbatojne sistemin e referimit ka vetem nje shkrese per kryerje te ekzaminimit dhe jo rast urgjent. Lulzim Jusufi, nga Patosi, megjithese ka marre nje shkrese nga mjeket e spitalit te Fierit per kryerje te ekzaminimeve, per urgjencen e kardiologjise perseri nuk ka zbatuar urdhrin e pak diteve me pare. "Bashkeshorti im ka probleme ne zemer pikerisht ngushtim te venave. Mjeket e Fierit na derguan ne Tirane, ketu ka qene i shtruar per 12 dite dhe tani erdhem perseri, pasi Lulzimi pati probleme me venat", pohon bashkeshortja e tij. Sipas saj, asnje nga mjeket e spitalit te Fierit nuk i ka shoqeruar drejt Tiranes, por kane pasur vetem nje shkrese per kryerje te nje nderhyrje kirurgjikale ne vena. Ndersa per sa i perket transportit, ka qene djali i tyre qe i ka sjelle ne QSUT dhe jo autoambulanca e spitalit te Fierit. "Lulzimi ka ngushtim te tre venave dhe mjeket e Fierit nuk e moren persiper ta kryenin operacionin. Jemi duke pritur ato cka do te na thote doktor Lleshi (mjek ne QSUT)", pohon e moshuara nga Patosi. Sipas saj, ne pavijonin e QSUT-se nuk mund te kryheshin ekzaminime te tilla si ajo e zgjerimit te venave, per kete arsye i duhej qe nje nderhyrje te tille ta bente ne nje spital privat.