E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstremistet serbe sulmojne autobuset shqiptare

Artan Cena
Te rinj ekstremiste, qe mendohet te jene shtetas serb, kane sulmuar nje nga dy autobuset e agjencise turistike "Albania Interlines", qe ishte nisur mengjesin e se premtes drejt Malit te Zi me destinacion piken turistike te Budvas. Sulmi eshte bere duke gdhire dita e djeshme, ndersa rreth ores 09:00 te mengjesit, shoferet konstatuan thyerje te pasqyres, fenerit e xhamave te autobusit me targa TR 0722 E. Ne bordin e dy mjeteve udhetonin 50 gra e femije nga kryeqyteti, te punesuara ne nje kompani sigurimesh, e qe do festonin ne Malin e Zi 7-8 Marsin. "Hakmarrje ekstremistesh serbe apo rastesi vagabondeske". Ky eshte dhe konfirmimi i bluve te Shkodres, pak ore pas ngjarjes se Budves. Nderkohe qe mesohet se ekskursioni vazhdon normalisht. Grate kane parashikuar vizita dhe ne Ulqin, Kotorr, Petrovac dhe Cetine. Autobusi eshte goditur me sende te forta dhe me gure deri ne thyerjen e fenereve dhe me pas jane gjuajtur edhe targat, deri ne demtimi e simbolit dhe te shkronjave AL (Albania). Policia malazeze ka hetuar ngjarjen, duke deklaruar se incidenti eshte i vertete, porse te rinjte, qe cilesohen si ekstremiste, jane ende te paidentifikuar.
Alarmi
Kur nje prej shofereve te autobusit ka zbritur ne rruge nga dhoma e tij e hotelit ku ishin akomoduar prej pasdites se premte, ka pare ne shesh ate qe kishte ndodhur me autobusin. Gjithcka qe ishte e thyeshme ishte copetuar, duke perfshire dhe pasqyrat, si dhe duke e gervishtur dhe llamarinen e automjetit. Sapo kane pare autobusin ne kete gjendje, kane njoftuar drejtuesit e kompanise, qe kane kontaktuar dhe autoritetet e policise se Malit te Zi. Ne vendngjarje kane mberritur drejtues te komisariatit te Budvas dhe drejtues te policise vendase, qe kane marre ne pyetje shoferet, punonjes te hotelit dhe dyqaneve perreth. Alarmi ka mberritur deri ne Tirane, ku policia e Shkodres dhe me pas Policia e Shtetit, vete drejtori Ahmet Prenci, kane marre kontakte me homologet. Menjehere eshte sqaruar se demet ishin vetem materiale dhe se kishin nisur hetimet per nje sulm te mundshem ekstremist, por edhe nje ngjarje banale. Autobusi me targa te Tiranes, me te cilin udhetonin 50 gra, pensioniste dhe punonjese te nje kompanie sigurimesh makinash, ishte nisur nga kryeqytetit ne drejtim te Budvas, ne oren 09:00 te dy diteve me pare.
Hetimet
Menjehere pas denoncimit, ne vendin e ngjarjes kane mberritur edhe pronaret e hotelit, te cilet kane kontaktuar me agjencine. Po keshtu, nje prej shofereve ka kontaktuar ne telefon me agjencine ne Tirane, "Albania Interlines", duke kerkuar ndihme. Mesohet se nepermjet agjencise eshte njoftuar policia shqiptare qe ka hyre ne kontakte me homologet ne Budva. Disa prej eksperteve kane marre deshmite dhe shenjat e gjetura ne sheshin para hotelit, duke hapur dhe nje dosje te vecante per "shkaterrim te prones". Nga ana tjeter eshte njoftuar dhe policia shqiptare, ku keta te fundit kane marre kontakte ne lidhje me gjendjen e 50 pasagjereve te autobusit. Per kete, policia shqiptare ka marre sigurine se, asnje nga 50 grate qe kishte shkuar ne Budva, per te festuar 7 dhe 8 marsin nuk jane prekur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›