E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacientet, te dhena kompjuterike per te gjitha diagnozat

Ne fund te ketij viti te gjithe mjeket e familjes do te kene te dhenat e pacienteve te tyre, ne nje data-base. Ky i fundit do te permbaje qe nga mosha, gjinia, adresa e deri tek semundjet me te lehta apo me te renda qe ka kaluar pacienti. Nderkohe qe do te regjistrohen edhe semundjet kronike per te moshuarit apo ata qe i kane ato. Ne baze te ketyre te dhenave, do te ndertohet edhe harta e semundshmerise per vendin tone. Nderkohe prej disa muajsh ka nisur regjistrimi i popullsise ne terren dhe per kete arsye, te gjithe mjeket e familjes kane dale per te kontaktuar me pacientet e tyre. Pas mbledhjeve te te dhenave do te jete Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor, ai qe do te perpunoje keto te dhena per t'i hedhur ne nje rrjet te perbashket per te gjithe mjeket e familjes. "Ky depistim eshte i pari qe behet pas viteve 90 dhe do te jape te dhenat e plota per popullsine shqiptare, semundshmerine e saj, si dhe numrin e personave te siguruar ose jo", ka pohuar Naum Sinani nendrejtor i ISKSH-se. Sipas tij, ky regjistrim do te vleje edhe per pagat e mjekeve te familjes, te cilet marrin nje perqindje te caktuar ne baze te numrit te vizitave qe kryejne ne dite. Dhe regjistrimi elektronik i pacienteve eshte nje transparence e plote e tyre. Nje tjeter pike e rendesishme e ketij regjistrimi, eshte edhe orientimi i pacienteve drejt mjekut te familjes, pra jo anashkalimin e tij dhe vizitat direket tek mjeket specialiste, por zbatimin e sistemit te referimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›