"Po zhdukim Lazaratin nga harta e droges"
Ne 1 vjetorin e marrjes se detyres, si drejtor i Policise se Qarkut te Gjirokastres, Arben Hyseni, shprehet se ka luftuar pa kompromis krimin e organizuar apo trafiqet e paligjshme. Ne nje interviste dhene per gazeten "Policia prane", botim i Drejtorise se Policise ne Gjirokaster, ai shpjegon disa prej detajeve te punes ne krye te uniformave blu te ketij qarku. Lufta kunder "te forteve", dukurise se kultivimit te droges ne Lazarat, operacionit kunder trafiqeve dhe batarete e plumbave qe derdheshin mbi qytet, oreve te nates. Mes te tjerash ai garanton komunitetit se puna e tij ka per te vijuar me perkushtim edhe ne te ardhmen.
Zoti Hyseni, prej 1 viti ju drejtoni uniformat blu te Qarkut te Gjirokastres. Cdokush ne nje moment te tille ben nje veshtrim te punes 1 vjecare. Fillimisht cili do te ishte opinioni juaj per situaten ne te cilen e gjetet policine ne momentin qe moret detyren dhe si jane rezultatet sot ?
E kam theksuar qe ne fillim te marrjes se detyres, se Gjirokastra kishte jo pak probleme. Duke filluar nga kaosi ne qarkullim, kultivimi dhe trafikimi i kanabisit, dhjetera automjete per transport uji dhe plehu ne drejtim te fshatit Lazarat, per te vaditur kanabisin, krismat e armeve qe vune ne rrezik jeten e banoreve te disa lagjeve te qytetit dhe te fshatit Dervican, qindra automjete te bllokuara prej vitesh ne ambientet e drejtorise ku i perngjante nje varreze, shume ngjarje te vjetra te pazbuluara e te tjera probleme. Sot qe po flasim kemi nje panorame krejt ndryshe, vete rezultatet e arritura e tregojne kete.
Cilat jane disa nga rezultatet e arritura nga strukturat e policise per garantimin e rendit e sigurise publike dhe luften ndaj krimit te organizuar?
Po e filloj nga shtepia jone, ku te gjitha mjetet u transportuan ne piken e bllokimit ne Dragot dhe tashme, hyn dhe del lirshem, territori i saj eshte kthyer ne lulishte. Qarkullimi ne qytet eshte disiplinuar, qindra automjete jane sekuestruar per mungese dokumentacioni, mijera drejtues mjetesh jane ndeshkuar me masa administrative maksimale per parkime te gabuara, xhama te zinj, muzike te larte, mos vendosje rripi sigurimi, shpejtesi tej normave te lejuara. Kemi dhjetera leje drejtimi te pezulluara per perdorim pijesh alkoolike dhe perdorim te mjetit pa leje drejtimi nga adoleshente, s'ka me drejtues mjetesh qe benin rolin e "te fortit" para policit, etj. Kemi cliruar banoret e disa lagjeve te qytetit dhe te fshatit Dervican pasi nga krismat e armeve qe vinin nga individe te caktuar te fshatit Lazarat, ishin si ne lufte dhe jeta e tyre ishte ne rrezik nga momenti ne moment. Aktualisht s'kemi asnje krisme armesh. Gjate periudhes se kultivimit te kanabisit nuk kishte me asnje autobot apo kamioncine qe te transportonte uje nga Kordhoca per ne Lazarat, per te vaditur hashashin si dhe asnje kamion te transportoje pleh per kete qellim, pasi vendosmeria jone ne kete drejtim bere qe dhjetera autobote dhe kamioncina dhe kamione te sekuestroheshin gjate operacionit me afat te gjate kohor "Siguria e Jetes". Keto masa dhe te tjera masa operative dhe profesionale bene te mundur qe kete vit edhe Lazarati i cilesuar si njolla e zeze per kultivim te bimeve narkotike, te mos cilesohet me i tille, pasi ne kete fshat kete vit kemi rreth 80 % me pak numer te bimeve kanabis te mbjella ne krahasim me nje vit me pare.
Po ne kuader te krimit te organizuar?
Vitin e kaluar nga operacionet zhvilluara nga ana e Sektorit te Luftes Kunder Krimit te Organizuar jane asgjesuar rreth 30 mije rrenje bime, ndersa kete vit kemi rreth 7 mije rrenje bime si dhe kete vit kemi arrestuar dhe derguar para drejtesise, autoret e kultivimit te bimeve kanabis sativa. Per sa i perket trafikimit te lendeve narkotike gjate kesaj periudhe kemi dhjetera operacione te koduara, ku jane sekuestruar rreth 50 kilograme heroine, 1 kilograme kokaine dhe rreth 4 tone marihuane, disa arme zjarri, lende plasese dhe municione luftarake dhe jane arrestuar ne flagrance mbi 50 autore. Edhe ne drejtim te trafikut te qenieve njerezore jane goditur mbi 35 raste ku jane arrestuar ne flagrance autoret. Duhet theksuar se pjesa me e madhe e ketyre procedimeve eshte realizuar me metoda speciale te hetimit, fale nje bashkepunimi shume te mire me Drejtorine e Krimit te Organizuar prane Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, me Prokurorine e Krimeve te Renda dhe me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster. Ne jo pak raste veprimtaria kriminale qe kryenin keta persona shtrihej ne disa qarqe. Po nga Sektori i Luftes Kunder Krimit te Organizuar jane shkaterruar mbi 12 grupe kriminale me veprimtari ne fushen e trafikut te lendeve narkotike dhe te qenieve njerezore. Gjithashtu edhe Sektori i Krimeve te Renda ka arritur rezultate te mira, ku gjate ketij viti jane zbuluar disa ngjarje te renda te vjetra te vitit 1997, si vrasje, vjedhje me arme etj, si dhe shume vjedhje banesash dhe lokalesh te ndodhura vitet e kaluara. Po keshtu jane shkaterruar disa grupe kriminale ku veprimtaria e tyre ishte ne drejtim te vjedhjes se prones, kryesisht kulte fetare, objekte te pushtetit lokal dhe banesa. Eficent rezulton edhe Sektori i Krimit Ekonomiko Financiar, ku gjate ketij viti jane arrestuar 25 persona te cilet ushtronin aktivitet te paligjshem dhe kryenin falsifikim te dokumenteve dhe pasaportave apo vizave, si dhe kontrabande mallrash. Pra kemi rritje te zbulueshmerise dhe ulje te veprave penale te kultivimit te bimeve narkotike dhe te trafiqeve te paligjshme,
Ne cfare menyre u arriten keto rezultate pozitive?
Arritja e ketyre rezultateve erdhi si rrjedhoje e punes ne grup duke zbatuar me rigorozitet prioritetet: si zbatimi pa ekuivok i ligjit, sigurimi i jetes, ruajtja dhe paprekshmeria e prones. Mbrojtja dhe respektimi i te drejtave e lirive themelore te qytetareve nga strukturat dhe punonjesit e policise. Nga lufta pa kompromis qe ju be krimit te organizuar, krimit ekonomik dhe krimit ne pergjithesi. Forcuam bashkepunimin me pushtetin lokal dhe qeverisjen vendore, me agjencite e tjera te zbatimit te ligjit, me Drejtorine Arsimore, Universitetin, OSCE-ne, si dhe me OJF-te. Nje arme tjeter e fuqishme ishte dhe eshte transparenca me median vizive dhe te shkruar, si dhe informimi i publikut ne kohe, qofte per rezultatet, ndryshimet strukturore por edhe per sherbimet qe policia ofron per komunitetin.
Cila eshte puna e policise se qarkut, per realizimin e standardeve me qellim integrimin ne BE, apo bashkepunimi me policine greke?
Liberalizimi i vizave dhe integrimi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian rrjedhimisht kerkon kufij te sigurt. Rajoni Jugor ka specifike te vecante ne lidhje me trafikimin e qenieve njerezore dhe te lendeve narkotike dhe kjo per shume faktore si: Ekzistenca e tre pikave doganore, ku njera eshte dalja kryesore per ne shtetin grek, kemi rreth 74 kilometra vije te gjelber kufitare, kryesisht zone malore dhe te pyllezuar. cka favorizon trafiqet e te gjitha llojeve. Kemi akoma kultivim te kanabisit dhe te gjithe keta faktore shfrytezohen nga individe dhe grupe te mirefillta kriminale. Puna e bere deri tani ka sjelle kufij te sigurt, mbeshtetur ne prioritetet e qeverise dhe te Ministrise se Brendshme, bashkepunimin me policine fqinje te Janines, per te parandaluar dhe goditur trafiqet e mundshme qe mund te zhvillohen nepermjet kufirit jeshil apo pikave doganore dhe rezultate.
Cili do te ishte mesazhi per efektivat e policise qe drejtoni dhe per komunitetin e Qarkut Gjirokaster?
Ne radhe te pare falenderoj efektivet e policise, per perkushtimin e tyre ne arritjen e ketyre rezultateve dhe besoj se kam mbajtur premtimin se vleresimi i tyre do te behej mbi bazen e aftesive profesionale dhe ndershmerine ne pune. Njekohesisht nuk do te toleroj asnje shkelje te ligjit nga ana e tyre. Marredheniet me publikun per mua jane paresore, pasi ato kane per qellim te jene nje ure lidhese mes shoqerise dhe institucionit dhe jane nje arme e forte ne luften kunder krimit te organizuar. Jam perpjekur te ndertoj marredhenie te drejta me te gjitha institucionet dhe vecanerisht me komunitetin. Te ngresh nje marredhenie te sigurt, duhet patjeter nje komunikim i nderlidhur mes besimit dhe deshires per te bashkepunuar.
Marre nga gazeta "Policia prane"